Monday 17 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Pesë vite dhimbje e krenari, përkujtojmë gazetarin e themeluesin e Radio Star – Xhavit Salihu
Lajme

Pesë vite dhimbje e krenari, përkujtojmë gazetarin e themeluesin e Radio Star – Xhavit Salihu

13 December 2022 0 Comment 5 min read

AA

Mbrëmja e 12 dhjetorit 2017 për familjen Salihu, shoqërinë, qytetin e Gjilanit por edhe më gjerë, ishte një mbrëmje e pikëllimit pasiqë nga ne u nda ish-gazetari e themeluesi i Radio Star, Xhavit Salihu, duke na lënë të pikëlluar por krenar me punën e tij profesionale.

Gjithashtu ai ishte një qytetar e shok që vështirë të përsëritet për një kohë të gjatë.

Shkruan: Sylejman Ismajli

Xhavit Salihun ishte dhe do të mbetet një vizionar i gazetarisë, i kulturës e mbi të gjitha ai ishte me virtytet të larta njerëzore e profesionale, prandaj ka lënë gjurmë të pashlyera kudo që u paraqit me profesionin e tij të gazetarisë.

Xhaviti ishte një qytetar i devotshëm i këtij vendi, ai që në fëmijëri e deshti muzikën, kulturën e artin. Xhaviti ishte edhe koleksionues i disqeve të gramafonit me këngëtarët më me zë të kohës.

Salihu me të madhe e deshti zejen e gazetarisë, nga dashuria e tij ndaj mediumeve ai me shumë profesionalizëm themeloi “Radio Star” në vitin 2002, duke i shtuar popullit të tij një dritare informative.

Ishin këto valët 96,4 Mhz, ku jehonin në territorin e Anamoravës me emisione të larmishme. Kjo radio u bë familje e dytë në shoqërinë tonë për cilësinë dhe seriozitetin që kishte ky medium.

Për ish-gazetarin Xhavit Salihun, hapja e një mediumi të tillë kishte emancipimin e edukimin e shoqërisë e informimin e drejt tek dëgjuesit e saj të rregullt.

Ai po jetësonte një ëndërr të fëmijërisë së tij duke qenë besnik i madh i shoqërisë kosovare me punën që po bënte në radion e tij. Edhe pse në kushte të vështira të asaj kohe Xhaviti nuk ndahej me ditë të tëra nga studio e tij me të vetmin qëllim që dëgjuesit e “Radio Star” të jenë të kënaqur me atë se çka ofronte me programet e tij.

Xhavit Salihu në jetën e tij kishte një ëndërr që “Radio Star” të jetë një gurëthemel i
diturisë e edukimit të brezave të ndryshëm, dhe këtë e arriti me shumë sukses pasi pas tij la dy djemtë e tij shumë të talentuar, Arbresh e Flakron Salihu, të cilët jo që po trasojnë rrugën e prindit të tyre por kanë modernizuar mediumin “Radio Star” me mjetet më bashkëkohore, dhe në kohën e digjitalizimit botëror sot ata pa asnjë pengesë kanë bërë që të dëgjohen me kënaqësi valët 96.4 Mhz, të “Radio Star” në tërë rruzullin tokësor.

“Radio Star” sot ka të përmbushura të gjitha kriteret e kërkuara nga KPM me staf e teknologjine më të lartë të kohës.

Xhavit Salihu tani e pesë vite na mungon çdo ditë, jo vetëm shoqërisë e familjes së tij, por edhe dëgjuesve të cilët i shoqëroi plot 15 vite. E ne do të jemi krenar që një jetë të tillë e kaluam me një njeri të kulturuar e vizion të qartë siç ishte gazetari, Xhavit Salihu.

Share This:

Tags: Gjilan RAdio Star RAdio] Xhavit SAlihu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.