Universiteti “KAdri Zeka” në Gjilan, Sesion informues për bursat e programit Master – Young Cell Scheme Round XIII
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt sesion informues për studentët që kanë absolvuar dhe Alumnin e këtij Universiteti mbi programin e bursave për Round XIII të Young Cell Scheme, për studime pasuniversitare të nivelit master.
Ky sesion informues i organizuar nga Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi është udhëhequr nga drejtoresha, Fitore Malaj dhe Zyrtari për Marrëdhënie me Jashtë – Betim Berisha, të cilët së bashku me studentët pritën në takim Nick Kyfonidis – Menaxher i programit, dhe Fitim Sopi nga Young Cell Scheme – Round XIII.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, falënderoi përfaqësuesit e Young Cell Scheme, për mundësit e ofruara për studentët.
Gjatë këtij sesioni studentët u informuan mbi programin Young Cell Scheme – program bursash i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime pasuniversitare të nivelit master jashtë vendit, që synon të përmirësojë cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e studentëve aktualë dhe nëpunësve civilë të ardhshëm.
Sipas programit tw Young Cell Scheme, kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze.
Kjo ftesë ë jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil (detajet dhe rregullat e mëtejshme do të publikohen në Ftesën për Aplikim) në fushat e mëposhtme:
Juridik (përfshirë ligjin e BE-së)
Administratë Publike dhe Qeverisje e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
Ekonomi, Financa, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
Energji, Mjedis dhe Ndryshimet Klimatike, Transport
Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë)
Sektorë tjerë sipas kërkesës së Administratës Publike të Kosovës
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Banorë të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).
Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
Janë lindur më 1 janar 1988 apo më vonë
Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:
Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
Shpenzimet e jetesës
Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor
Nje bilete e udhëtimit kthyese
Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund të rimbursohen)
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:
Të jenë në dispozicion për t’iu nënshtruar trajnimit/praktikës nga shkurti 2023 e tutje dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gushti 2023 deri në përfundimin e përfundimit të parashikuar të studimeve.
Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant për së paku 4 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)
Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme)
Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike
Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.
Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:
Para-përzgjedhja bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë
Testet me shkrim (i njohurisë së gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme të shërbimit civil dhe/ose njohuri të sektorit dhe vlerësimi verbal & numerik)
Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të QK do të marrin pjesë në panel si vëzhgues
E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren (MAP) Nr. 01/2019 për Përfituesit e Skemave të Bursave.
Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit dhe dokumentet tjera përcjellëse do të jenë të disponueshme për shkarkim nga interneti, në web faqen vijuese https://ycskosovo.org
Aty do të publikohen gjithashtu informatat shtesë mbi rregullat e skemës, procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes.