Friday 31 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Ftohen bizneset ta ndihmojnë sportin, kulturën e rininë – përfitimet janë të dyanshme
Lajme Sport

Ftohen bizneset ta ndihmojnë sportin, kulturën e rininë – përfitimet janë të dyanshme

4 November 2022 0 Comment 9 min read

AA

Në Gjilan është mbajtur Konferenca “Sporti dhe  Kultura na Bashkon të Gjithëve” e organizuar nga Zyra e Kryetarit të komunës së Gjilanit me drejtoritë përkatëse, Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, e në bashkëpunim organizativ edhe me shoqatën Këshillin e Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC).

Kryetari i komunës, Alban Hyseni,  vuri theksin tek ndihmesa që e japin institucionet e komunës, te cilat tha se janë të përkushtuara për të mbështetur këta sektorë (sport, kulturë e rini).

Por, ai tha se bazuar në mundësitë e komunës dhe nevojat e mëdha që  i kanë këto fusha, ndihma institucionale është e pamjaftueshme, andaj është shumë e rëndësishme  që jemi mbledhur sot për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, për mundësitë ligjore për sponsorizim të këtyre fushave, për mundësitë që i jep ligji i sponsorizimit, për mundësitë për të përkrahur sportin e kulturën.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

Hyseni tha se edhe komuna do të jetë e involvuar për ta dhënë kontributin e saj për të ndihmuar, të rinjtë e të rejat, sportin e kulturën në komunën e Gjilanit, andaj ai ka kërkuar nga bizneset e pranishme ta shfrytëzojnë mundësitë që ofron ligji për sponsorizim.

Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ka ftuar bizneset që bashkë ta fuqizojmë Sportin, Kulturën e Gjilanit, përmes rritjes së financimit që e mundëson ligji për sponsorizim të këtyre sektorëve.

“Me rritjen e sponsorizimit, përfitojnë të gjithë së bashku, Bizneset-Sporti-Rinia dhe Kultura e Gjilanit”, ka thënë drejtori Shabani.

Enver Shabani, drejtor i drejtorise per Zhvillim Ekonomik

Edhe, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri ka folur për dobishmërinë e shfrytëzimit të këtij ligji për të  fuqizuar këta sektorë që i mbulon kjo drejtori.

Ai ka folur për punën që ka bërë kjo drejtori për të ardhur deri te kjo konferencë, mbështetjen që e kanë bërë si drejtori për këta sektorë, por edhe për t’i përgatitur, njoftuar, përfaqësuesit e klubeve që të jenë të gatshëm për këtë mënyrë të përkrahjes dhe për ta përfaqësuar vetveten, ndërkohë që ka ftuar bizneset që të ndihmojnë në këtë drejtim, sepse ata nuk humbin asgjë, përkundrazi janë edhe vet përfitues.

“Duke fuqizuar, kulturën, rininë e sportin ju e fuqizoni edhe biznesi tuaj”, ka shtuar me tej drejtori Zeqiri.

Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorise per Kulture, Rini e Sport

Në emër të klubeve sportive (unionit joformal), Lorik Ilazi ka vlerësuar këtë iniciativë për konferenca të tilla dhe ka ftuar bizneset ta ndihmojnë sportin dhe klubet e Gjilanit përmes këtij ligji sepse dobia është e shumëfishtë.

Lorik Ilazi, nga komuniteti i sportit

Ligji për sponsorizim e mundëson këtë, andaj Ilazi tha se bizneset duhet të ofrohen me sportin, nuk duhet të hezitojnë por duhet të ndihmojnë sepse edhe ata do të jenë përfitues por edhe ndikues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të sportit në komunë.

Gzim Kllokoqi, ekonomist

Ndërsa, ekonomisti, Gzim Kllokoqi ka elaboruar mjaftë mirë procesin se si të vije deri te një sponsorizim i tillë, duke bërë të ditur se kush mund të përfitojë, çfarë parasheh ligji, si të aplikohet, çfarë lloje dokumente nevojiten, cila është rruga e rregullat që duhet respektuar, cilat janë obligimet e biznesit e cilat të klubeve sportive, cili  është roli i institucioneve përkatëse, e shumë informacione të tjera.

Kllokoqi ka thënë se përmes ligjit të sponsorizimit, bizneset nuk humbin nga të ardhurat e tyre, por vetëm se një pjesë të tatimit në fitim që kanë për t’ia paguar ATK-së, mund t’ia japin klubeve sportive, natyrisht duke respektuar të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit në fjalë.

Kllokoqi ka bërë të ditur se deri në 30 përqind të tatimit në fitim që duhet paguar shtetit, bizneset mund t’i orientojnë ato mejte në mbështetje, sponsorizim të sportit.

Ai shtoi se në këtë mënyrë edhe biznesi përfiton nga sponsorizimi,  (marketingu), edhe klubet sportive mjete me të cilat krijojnë kushte për avancim dhe ngritje performance e me këtë përfiton edhe komuna, pasi përftojnë qytetarët e saj, veçmas rinia që merret me sport.

Më pas, nga bizneset e pranishme, por edhe nga përfaqësuesit e OJQ-ve të ndryshme, u vlerësua lartë prezantimi i Kllokoqit, por u kërkuan sqarime shtesë që të jetë çdo gjë e qartë për t’u jetësuar kjo edhe në praktikë.

Në fund u tha se do të punohet në këtë drejtim duke u angazhuar të gjithë akterët  për t’u jetësuar sa më parë, bashkëpunimi veçmas ai: biznes- sport, edhe në Gjilan, pasi u përmend se në disa komuna kjo po ndodh, duke e shfrytëzuar mundësinë që po e jep ligji në fjalë.

Share This:

Tags: Gjilani Ligji Sponsorizimit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës

24 May 2026

SC Gjilani ka marrë fitore të rëndësishme në derbin e Anamoravës përballë FC Drita,

Lajme

Universitetit Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi

19 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Arel të

Lajme

Delegacioni i Gjilanit në vizitë zyrtare në

19 May 2026

Një delegacion nga Gjilan po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.