Friday 30 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe 5 satelitë natyrorë, por, pse Plutoni nuk është

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE PRONARI I NJËRIT NGA LOKALET MË TË DASHURA

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu” në Gjilan

DREJTORIA E SHËNDETËSISË NË GJILAN FINALIZON HAPËSIRAT PËR PENSIONISTËT

Kuvendi i Gjilanit miraton subvencionet për ndërmarrjet publike dhe vendime të tjera

Komiteti për Komunitete në Viti mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

DORËHEQJE NË KRYE TË RTS-SË – MANJA GRÇIQ LË DREJTIMIN E TELEVIZIONIT SHTETËROR SERB

Apeli e shpall të pafajshëm, Salih Kqiku flet për përballjen me pesë aktakuza

 UKZ filloi aktivitetin “Tailored Booster Week for Startups and SMEs” në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Zvicrës
Lajme

UKZ filloi aktivitetin “Tailored Booster Week for Startups and SMEs” në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Zvicrës

5 May 2025 0 Comment 8 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nisur aktivitetin ndërkombëtar “Tailored Booster Week for Startups and SMEs”, i cili organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve – Business nga Zvicra.

Qëllimi i këtij organizimi është mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjes, nxitja e inovacionit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes studentëve, bizneseve lokale dhe ekspertëve zviceranë.

Hapja zyrtare e kësaj jave u bë nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, përfaqësues të Universitetit të Lucernit, si dhe përfaqësues të institucioneve akademike vendore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Pof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke thënë se “Java Tailored Booster për Startups dhe SMEs” nuk është thjesht një projekt, por është një pasqyrim i qartë i urave të forta që kemi ndërtuar me kalimin e kohës me institucionet zvicerane, veçanërisht me Universitetin e Lucernit. Kjo nismë paraqet një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, inovacionin dhe forcimin e shpirtit sipërmarrës mes studentëve tanë dhe ekosistemit vendas.

Rektori shtoi më tej se: “ Një bashkëpunim i tillë është thelbësor për zhvillimin e komunitetit tonë akademik. Kontribuon në rritjen profesionale të stafit, modernizimin e kurrikulave, krijimin e programeve të përbashkëta dhe, mbi të gjitha, i afron studentët tanë me sfidat e botës reale dhe praktikat ndërkombëtare”.

Rektori Dërmaku shprehu mirënjohjen e tij për profesorin René Zeier për vizionin dhe përkushtimin e treguar ndaj kësaj nisme, si dhe falënderoi të gjithë përfaqësuesit zviceranë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e arsimit. Po ashtu, ai vlerësoi znj. Arta Jahja Istrefi, ish-anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit, ideja e së cilës hodhi themelet për këtë bashkëpunim.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në fushën e arsimit dhe inovacionit. “Zvicra beson fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve lokale dhe promovimin e arsimit cilësor si çelës për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo iniciativë nuk është thjesht një aktivitet ndëruniversitar, por një urë konkrete bashkëpunimi mes të rinjve të Kosovës dhe ekspertizës zvicerane. Këtu shohim përkushtimin e të dyja palëve për të ndërtuar të ardhmen përmes dijes, inovacionit dhe sipërmarrjes.”

Ai shtoi gjithashtu tha se  është inkurajuese të shohësh se sa seriozisht universitetet në Kosovë po i qasen modernizimit dhe lidhjes me ekonominë reale. Zvicra do të vazhdojë të mbështesë këtë lloj bashkëpunimi në frymën e respektit të ndërsjellë dhe partneritetit të barabartë.

Ndërsa udhëheqësi i javës së studimit, Prof. Dr. René Zeier nga Universiteti i Lucernit, u shpreh se është frymëzuese të punosh me të rinj që kanë ide, pasion dhe kurajo për të ndërtuar diçka të re. Kjo javë nuk ka të bëjë vetëm me mësimdhënie, por është bashkë-krijim. E kemi konceptuar si një laborator të gjallë ku studentët dhe bizneset punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje konkrete për sfidat lokale.

Ai e vlerësoi lart bashkëpunimin me UKZ-në, duke thënë se: “Partneriteti me Universitetin Publik “Kadri Zeka” është një dëshmi e besimit dhe respektit të ndërsjellë që kemi ndërtuar ndër vite, andaj  jemi krenarë që jemi pjesë e këtij zhvillimi dhe mezi presim të shohim frytet që kjo javë do të sjellë,” ka thënë  pos tjerash profesori  René Zeier.

Në kuadër të këtij organizimi të cilin e koordinon Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e UKZ-së, profesoresha e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ Lindita Nebiu Hyseni ka dhuruar nga një kopje të monografisë së saj profesorëve të Universitetit të Lucernit dhe dhjetë kopje për bibliotekën e Universitetit të Lucernit, duke siguruar qasje të hapur për studentët në këtë burim të vlefshëm akademik.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, deri më 10 maj, do të organizohen aktivitete që përfshijnë studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, biznese lokale dhe ekspertë ndërkombëtarë për të mbështetur start-up-et dhe sipërmarrësit e rinj. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë në grupe, të zhvillojnë plane biznesi dhe të ndajnë përvojat e tyre me ekspertë të fushës.

Ngjarja do të përfshijë gjithashtu fjalime nga personalitete të njohura të ekosistemit ndërmarrës në Kosovë dhe Zvicër, punë praktike në terren, kërkime dhe prezantime të projekteve për biznese lokale. Kjo iniciativë synon të afrojë universitetin me industrinë dhe të krijojë lidhje të qëndrueshme mes botës akademike dhe asaj të biznesit, duke sjellë përfitime konkrete për komunitetin vendor dhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe për të fituar njohuri të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i start-up-eve dhe SME-ve në një kontekst ndërkombëtar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN

29 October 2026
Lajme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së

29 October 2026
Lajme

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe

29 October 2026
Lajme

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE

29 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, priti në takim

Lajme

UKZ mori pjesë në META Career University

22 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në META Career University Fairs 2026,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.