Tuesday 10 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Greva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

OJQ LIZA-R mirëpret një delegacion të lartë ushtarak nga Turqia

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i rusëve të vrarë në luftën në Ukrainë

 UKZ dhe CCNO organizuar Kamp/Workshop dyditor për të drejtën pronësore me bazë gjinore
Lajme

UKZ dhe CCNO organizuar Kamp/Workshop dyditor për të drejtën pronësore me bazë gjinore

22 December 2025 0 Comment 5 min read

AA

Center for Cooperation and Networking of Organizations (CCNO), në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ka përmbyllur me sukses kampin/workshopin dyditor me temën “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”, një aktivitet që synoi rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi të drejtat pronësore nga perspektiva e barazisë gjinore.

Dita e parë e workshop-it u hap me fjalë hyrëse nga Mediana Bislimi, Drejtoreshë Ekzekutive e CCNO-s, e cila theksoi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve përmes edukimit juridik dhe nxitjes së barazisë gjinore si parakusht për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Vaxhid Sadriu, Prodekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, vuri theksin në rolin kyç të institucioneve akademike në formimin e juristëve dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm për çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtave pronësore.

Ai theksoi se e drejta pronësore nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe çështje e drejtësisë sociale. Universiteti ka përgjegjësi që përmes edukimit të kontribuojë në ndryshimin e mendësisë shoqërore, veçanërisht në raport me barazinë gjinore dhe qasjen e barabartë në pronë.

Angazhimi i studentëve në aktivitete të tilla praktike është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, ka thënë prodekani Sadriu.

Ndërkaq, Lindita Salihu, Zyrtare për Barazi Gjinore, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin e të rinjve si agjentë të ndryshimit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të grave dhe vajzave.

Gjatë dy ditëve të workshop-it, nën facilitimin profesional të Fatbardha Emini dhe Majlinda Ostrogllava, pjesëmarrësit u njohën me konceptet bazë të së drejtës pronësore me perspektivë gjinore, kornizën ligjore kombëtare dhe mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Përmes metodave interaktive të punës, diskutimeve në grupe, studimeve të rasteve dhe ushtrimeve praktike, studentët patën mundësinë të ndajnë ide, përvoja dhe të zhvillojnë qasje konkrete për adresimin e sfidave që lidhen me pabarazinë gjinore në fushën e pronës.

Përmbyllja e workshop-it u karakterizua nga diskutime reflektuese mbi mësimet e nxjerra, si dhe nga ndarja e mirënjohjeve për studentët pjesëmarrës, duke vlerësuar angazhimin, kontributin dhe interesimin e tyre aktiv gjatë gjithë aktivitetit.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, duke kontribuar në avancimin e edukimit të të rinjve dhe promovimin e barazisë gjinore në fushën e të drejtave pronësore.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 10.

10 November 2026
Lajme

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin

10 November 2026
Futboll

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë

9 November 2026
Futboll

Ivan Balliu i jep fund karrierës me

9 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u mbajt takim pune për

6 November 2026

Në kuadër të proceseve për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Universitetin

Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me

Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.