Suedia e fortë për Dardanët U19
Në një mot të ftoftë e me borë u zhvillua ballafaqimi i dytë në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round për Evropianin 2023, ku Kombëtarja U-19 e Kosovës pësoi humbje nga Kombëtarja U19 e Suedisë, me rezultat 3:0.
DKA GJILAN – SHPALLË KONKURS
Dardanët arritën të mbrohen mirë nga sulmet e pareshtura të suedezëve në pjesën e parë deri në minutën e 38-të, kur Swedberg arriti të shënojë nga afërsia përballë mbrojtjes krejtësisht të shthurur të dardanëve për 1:0.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Hiq më mirë nuk nisi as pjesa e dytë, ku suedezët mbizotëruan plotësisht, patën më shumë nga loja, ndonëse edhe dardanët patën disa rase por nuk i shfrytëzan.
Ndërkaq, Amar Abdurrahman Ahmed shënoi dy herë. Së pari shënoi në minutën e 67-të dhe më pas në minutën e 73-të. Kështu edhe u përmbyllë ndeshja e dytë e Dardanëve, të cilët të mërkurën më 23 nëntor do të takohen me Qipronë në ndeshjen e fundit e cila zhvillohet në orën 18.00.
“Ishte një ndeshje e fortë. Kemi qenë të vetëdijshëm për cilësitë e Suedisë. Ishte një lojë e hapur pa kalkulime. Patëm edhe ne rastet tona që nuk i shfrytëzuam. Dhe natyrisht kur nuk shënon edhe pëson. Kështu pranuam tri gola. Na duhet shumë për të punuar në të ardhmen”, ka theksuar përzgjedhësi Ramiz Krasniqi pas ndeshjes.
Suedia U19 – Kosova U19 3:0 (1:0)
Stadiumi: NYA Parken Norrkoping
Shikues: Disa dhjetëra.
Gjyqtarë: Ishmael Barbara (MLT). Duncan Spencer (MLT), Dushan Shtofik (SVK) dhe Michal Oçenash (SVK ).
Shënues: Swedberg(38), Ahmed(67, &3) për Suedinë
K.V: Swedberg , Larssoni Suedisë dhe Miftari, Rashica, Jashari.
Suedia U19 : Picermell, Eriksson, Eklund, Nissen, Al- Imam, Odefalk (Bjorklund), Larsson(Karisson), Rouhi, Swedberg, Omorowa (Garcia) dhe Ahemed (Ahlstrand).
Kosova U19: Shala, R. Jashari, Rexhepi, Bllaca, Sahitaj, Miftari, A. Maloku (I.Jashari), Hasani (E. Maloku), Brruti (Avcdimetaj), Ajvazi (Hazrollaj) dhe Rashica (Ajerti).