Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

 Specialistëve të anestezionit, emergjencës dhe neonatologëve pritet t’u rriten ekstra pagat për 25%
Lajme

Specialistëve të anestezionit, emergjencës dhe neonatologëve pritet t’u rriten ekstra pagat për 25%

10 March 2023 0 Comment 8 min read

AA

Ikja e mjekëve dhe kuadrove të tjerë në shëndetësi po vazhdon. Të njëjtit po detyrohen që të lëshojnë vendin e tyre të punës për shkak të siç po thonë kushteve jo të mira. Por, si shkak më së shumti po përmendet paga.

Rritja e fundit e pagave për ta ka ndodhur me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Derisa pagat e muajit shkurt të gjithë punëtorët e sektorit publik i kanë marrë me rritje. E, specialistëve të anesteziologjisë, neonatologjisë dhe atyre të Emergjencës pritet që shumë shpejtë t’u rriten pagat edhe më shumë.

Kjo, rritje mund të jetë 20-25%. E, gjithë kjo do të bëhet për të stimuluar këta të fundit.

Kështu merr vesh Front Online nga burimet e saja.

MF: Për Ligjin e Pagave drejtojuni MPB-së

Lidhur me këtë Front Online ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave.

Nga, kjo ministri kanë thënë që rreth kësaj çështjeje t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Bartës e Ligjit të Pagave është Ministria e Punëve të Brendshme, ju lutem drejtojuni MPB-së”, thuhet shkurt në përgjigjen e tyre.

Zëvendësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra nuk u është përgjigjur thirrjeve të portalit, derisa nuk ka kthyer përgjigje as të shkruar.

MSh-ja: MF-ja na ka informuar se disa profile shëndetësore do të mund të përfitojnë shtesa krahas pagës

Derisa nga Ministria e Financave thonë se për këtë t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar për Front Online se është pikërisht MF-ja ajo që i ka njoftuar se disa profile shëndetësore do të mund të përfitojnë shtesa krahas pagës.

“Qeveria, respektivisht Ministria e Financave përmes një qarkoreje informative ka njoftuar ministritë, përshirë edhe MSh për mundësinë që disa profile shëndetësore, të cilat do të propozohen nga ministria, të mund të përfitojnë shtesa për punën e tyre, krahas pagës që tashmë është me rritje”, thuhet në përgjigjen e MSh-së

Sipas këtij dikasteri shtesat nuk do të mund të kalojnë përqindjen e vlerës së lejuar nga MF-ja.

“Këto shtesa nuk duhet të kalojnë % e vlerës së lejuar nga Ministria e Financave për këtë lloj mbështetje”, thuhet më tutje në përgjigje.

Për këtë Front Online ka kërkuar përgjigje nga të gjithë drejtorët e këtyre klinikave.

Drejtoresha e Neonatologjisë: Në këtë sektor s’ka pasur specializime që 8 vite

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhen mbështetje e kuadrove deficitare.

Ismaili, ka deklaruar se që tetë vite nuk ka pasur specializime në këtë sektor.

“Sa i përket profilit të Neonatologjisë, konfirmojmë se mosha mesatare e specialistëve është mbi 50 vjeç dhe se në 8 vitet e fundit nuk ka pasur specializime, respektivisht subspecializime nga kjo lëmi”, është shprehur ajo.

Kurse, sa i përket rritjes së pagave dhe se kur pritet të fillojë kjo gjë, ka thënë se nuk ka informata.

“Në lidhje me përqindjen e rritjes ose kur do të realizohet nuk kemi informacion”, ka pohuar Ismaili.

Spahija: SHSKUK-ja i ka bërë kërkesë MSh-së për stimulimin e anesteziologëve

Që Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për stimulim të anesteziologëve e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë, Gazmend Spahija.

“Për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve ShSKUK-ja i ka bërë kërkesë ministrit të Shëndetësisë për stimulimin e anesteziologëve”, ka thënë Spahija.

Ndërsa, nuk ka treguar se kur pritet të ndodhë kjo, dhe se sa do të jetë kjo rritje.

Sejdiu: S’kemi informata se cilët sektorë në shëndetësi do të stimulohen

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se ka dëgjuar që disa sektorë në shëndetësi mund të stimulohen në bazë të rregullores së Qeverisë, por se nuk ka më shumë informata.

“Kemi dëgjuar edhe ne se në bazë të rregullores së Qeverisë mund të stimulohen disa sektorë, por nuk kemi informata rreth kësaj”, është shprehur Sejdiu, për Front Online.

Kryesindikalistja e Shëndetësisë: S’kam informacione zyrtare për rritje të pagave në disa sektorë

Kurse, kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri ka deklaruar se nuk ka informacione rreth rritjes së pagave për disa sektorë në shëndetësi.

Ajo, thotë se javën e kaluar ka pasur edhe një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia por se nuk e kanë diskutuar këtë temë.

“Të premten kam pas takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe nuk e kemi diskutua këtë çështje, nuk kam informacion zyrtare”, është shprehur ajo.

Me ligjin e ri të Pagave, një mjek specialist, stomatolog, farmacist specialist, farmacist klinik e psikolog klinik do të paguhen nga 1260 euro.

Mjeku në specializim, eksperti i fizikës mjekësore dhe psikologu klinik në specializim do të paguhet 840 euro.

Mjeku i përgjithshëm, stomatologu, farmacisti dhe mjeku veterinar do të paguhen nga 777 euro, dhe psikologu klinik 756 euro.

Share This:

Tags: PAgat
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Sot mbyllet festivali i parë i Stand

10 May 2025
Lajme

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit:

10 May 2025
Kulturë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025
Sport

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në

10 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në

1 October 2024

Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të

Lajme

Njoftim. Të marten pritet të ekzekutohen këto

27 February 2023

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe

Lajme

Me datë 24 priten të ekzekutohen këto

23 January 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.