Tuesday 4 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Lindin mbi 20 mijë fëmijë gjatë nëntë muajve në Kosovë

Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

Parashikimi i motit për të hënën, 03 nëntor 2025

Murati: PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare

Kryetari Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen

Rezultate e para për Komunën e Tetovës, këto janë rezultatet

Maqedonia e Veriut votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, mbyllën vendvotimet

KQZ fillon programin trajnues për mbi 8 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve për raundin

 Shkruan: Ibrahim KADRIU – NËPËR DEKADA BASHKËRISHT – (Qasje portretit krijues të Jusuf Buxhovit)
Kulturë Letërsi

Shkruan: Ibrahim KADRIU – NËPËR DEKADA BASHKËRISHT – (Qasje portretit krijues të Jusuf Buxhovit)

4 November 2025 0 Comment 8 min read

AA

Është një punë e vyeshme e Ars Klubit “Beqir Musliu” në Gjilan, përkatësisht punë e prijësit të këtij klubi Sabit Rrustemit i cili, me vite të tëra organizon “Vjeshtën letrare të Gjilanit”.

Personazh i veprimtarisë së tretë të këtij manifestimi të sivjetshëm ishte portreti letrar i Jusuf Buxhovit që, sot, paraqet një nga figurat më eminente shqiptare jo vetëm të letërsisë, por edhe të historisë.

Ibrahim KADRIU – NËPËR DEKADA BASHKËRISHT — (Qasje portretit krijues të Jusuf Buxhovit)

Nj figurë me krijimtari të gjithanshme e që mban një dinamikë krijuese që nga fillimi i shkrimeve të para në vitet e gjashtëdhjeta e gjer në këtë kohë kur, në Gjilan, pra, u vijëzua portreti i tij letrar e historik përmes tetë vështrimeve profesionale të njohësve të veprave të këtij autori. Me këtë rast m’u dha mundësia që, para artdashësve të shumtë të cilët vazhdimisht janë të pranishëm në sallën e bibliotekës “Fan S. Noli”, të thosha se me Jusuf Buxhovin i kemi kaluar dekadat bashkërisht që nga vitet e gjashtëdhjeta kur shkruanim poezi dhe i botonim në gazeta dhe revista. Ishte ajo kohë kur kalohej me entuziazmin tonë, me angazhimin e takimeve letrare, kryesisht studentore; me inkurajimin e njëri-tjetrit që bëhej përmes vlerësimeve të përbashkëta të krijimeve tona. Me këtë fjalë time desha të bëj me dije se fillimisht ka shkruar poezi, kurse më vonë ka vazhduar me tregime, mandej me drama, romane, për të arritur të fitojë edhe statusin e historianit. Është një fond i gjerë i krijimtarisë që këtij autori ia ka ngritur autoritetin e krijuesit të vërtetë i cili, sot, ka një fond të madh librash letrarë dhe historikë.

Ajo që është karakteristike në fushën e letërsisë te ky krijues është koherenca e shtruarjes të përmbajtjeve, duke krijuar vepra që pasqyrojnë përvojat dhe ngjarjet e shoqërisë në rrethin e të cilit bashkëjeton. Ajo përvojë në rrethin shoqëror e ka bërë shkrimtarin, domethënë Jusuf Buxhovin, shkrimtar dhe historian i cili me penën e tij ka arritur të sjellë në pah ngjarjet më të rëndësishme të historisë, duke i lidhur ato me problematikat e aktualitetit. Kjo lloj letërsie, e aq më tepër krijimi i veprave historike, është e rëndësishme jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për kuptimin e thellë të konteksteve historike dhe sociale. Rrugëtimi i tij në mjedisin aktual, historia dhe narrativi, mund të thuhet se shkojnë dorë për dore, duke huazuar inspirimin në ngjarjet dhe figurat historike. Kur thuhet ky mendim kujtohet romani i famshëm i tij “Shënimet e Nikollë Kazazit” i përkthye dhe i botuar në disa gjuhë. Ky roman, pra, përqendrohet në një periudhë të caktuar historike, por që reflektimi i tij shtrihet në çdo periudhë zezone. Meqë ra fjala, në kohën e pandemisë, e pata thirre me telefon Jusufin dhe i pata thënë të ribotonte “Shënimet…” ngjarjet e të cilit ngjasonin në këtë kohë të shtrirjes të pandemisë.

Me kalimin e viteve, ai zhvillon një stil unik, duke përfshirë elemente të realizmit magjik, simbolizmit, dhe të një narrative të shumëfishtë.. Një nga temat kryesore të romaneve të tij është ndikimi i ngjarjeve historike në jetën e individëve dhe shoqërive. Ai trajton periudha të ndryshme, nga luftërat e mëdha, revolucione, deri te krizat sociale dhe politike. Shkrimtari përdor personazhe të ndryshëm për të ilustruar ndikimin e historisë në jetën e përditshme. Kjo qasje e lejon lexuesin të ndjejë dhe kuptojë se si historia formon identitetin e një kombi dhe si ajo vazhdon të ndikojë në të ardhmen. Temat që i shtjellon në romane kapërcejnë përmes një shëtitje në të kaluarën dhe në të përditshmen ku vjen në shprehje konflikti mes traditës dhe modernitetit. Nëpërmjet personazheve të tij, ai eksploron sfidat që individët hasin kur përpiqen të gjejnë vendin e tyre në një botë që po ndryshon me shpejtësi, e veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e vendeve që kanë kaluar përmes tranzicioneve të vështira politike dhe sociale. Stili i shkrimtarit është i njohur për thellësinë emocionale dhe përshkrimet e gjalla. Ai shpesh përdor një gjuhë të thjeshtë, por të fuqishme, e cila arrin të prekë ndjenjat e lexuesit. Me anë të romaneve të tij, ai inkurajon lexuesit të reflektojnë mbi të kaluarën e tyre, të kuptojnë se si ajo vazhdon të formojë të tashmen dhe të mendojnë për një të ardhme më të ndritur.

Meqë Jusuf Buxhovi është edhe historian, me veprat e tij ka arritur të krijojë një urë midis të kaluarës dhe të tashmes, vepra këto që janë përkthyer dhe shpërndarë në botë. Përmes këtyre veprave historike na fton të mendojmë për historinë jo si një koleksion ngjarjesh, por si një narrativë e vazhdueshme që na përcjell mësime të rëndësishme. Në një botë ku historia shpesh harrohet, ai na kujton rëndësinë e saj dhe na inkurajon të jemi të vetëdijshëm për rrugën që kemi ndjekur. Vepra e tij është një thirrje për reflektim dhe angazhim, një testament i fuqisë së letërsisë për të ndikuar në mendësinë dhe kulturën e një shoqërie. Si historian Jusuf Buxhovi ka arritur të “zbërthejë” shekujt dhe në shekuj ekzistencën e shqiptarëve; ka bërë një punë të jashtëzakonshme hulumtuese nëpër shekuj, që nga koha më e hershme e gjer te kundërthëniet e mëvonshme përmes të cilave lexuesi njihet me rrugëtimin e gjatë nacional-shqiptar, duke kaluar nëpër sfida të imponuara nga përpjekjet e armiqve për asgjësimin e nacionalitetit shqiptar. Ky angazhim i Jusuf Buxhovit në fushën e historisë i ngjason një angazhimi institucional, angazhim që nuk është bërë nga institucionet profesionale tonat, siç është, fjala vjen, Instituti i Historisë, apo Instituti Albanologjik ose edhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve, institucione këto të cilat, në një mënyrë apo tjetër, kanë mundur të organizojnë ndonjë bisedë për këto vepra historike të shkrimtarit Jusuf Buxhovi. Ky shkrimtar ka një fokus të veçantë në temat sociale dhe politike të aktualitetit, duke lidhur ngjarjet historike me kontekstin modern. Ai eksploron mënyrën se si historia ndikon në jetën e përditshme dhe në identitetin e individëve, një qasje që shpesh mungon në shkrimet e historianëve të tjerë.

Prishtinë, fillim i nëntorit 2025

__________________

( Qasje e lexuar në edicionin e 16-të, të Manifestimit tradicional, VJESHTA LETRARE E GJILANIT, më 1 nëntor 2025, në bibliotekën “Fan S.Noli” të Gjilanit, ku u shtjellua gjerësisht, portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, fitues i vjemë i Çmimit letrar, “Beqir Musliu”)

Share This:

Tags: Beqir Musliu Ibrahim Kadriu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

UKZ – Thirrje për Aplikime: Shkolla Dimerore

4 November 2025
Kulturë

Shkruan: Ibrahim KADRIU – NËPËR DEKADA BASHKËRISHT

4 November 2025
Lajme

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

4 November 2025
Sport

Ka filluar vizita studimore njëjavore e mësuesve

3 November 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Vlerësimi i jurisë për çmimin letrar “Beqir

28 December 2024

-Vlerësimi i jurisë për çmimin letrar “Beqir Musliu” që iu dha shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Kulturë Lajme Letërsi

Ibrahim KADRIU: PSE   SHKRUAJ

17 October 2024

Pse shkruaj? Titulli I kësaj qasjeje në formën e pyetjes, është  interesant, sepse kërkohet

Kulturë Letërsi

ARS Club “Beqir Musliu”, aktivitet për veprën

6 December 2023

“Vjeshta letrare e Gjilanit”, një aktivitet kulturor/letrar që ka filluar muaj më parë edicionin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.