Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 “Flaka e Janarit 2026″ – 30 vjetori i kalimit në amshim – debat letrar për opusin krijues të Beqir Musliut “Një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta”
Ciceroni Featured Kulturë Lajme Letërsi Librari

“Flaka e Janarit 2026″ – 30 vjetori i kalimit në amshim – debat letrar për opusin krijues të Beqir Musliut “Një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta”

24 January 2026 0 Comment 9 min read

AA

Kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”- 2026, edhe këtë të shtune me tryezën letrare “Pena e Flakës”, të titulluar, “Një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta”, kushtuar shkrimtarit Beqir Musliut, në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim.

Në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan, para krijuesve letrar dhe dashamirëve të fjalës së shkruar u fol për një trashëgimi letrare me vlera të mirëfillta që ka lënë autori pas. Në këtë tryezë ku u vlerësua dhe nderuar vepra dhe jeta e Beqir Musliut, folën Nexhat Rexha, Arsim Halili, Kaltrinë Berisha, Blinerë Hajdari, Donjetë Kryeziu si dhe drejtuesi i kësaj tryeze, Sabit Rrustemi.

Nexhat Rexha ka folur për veprën poetike “Orfeiana” që, siç tha ai është konceptuar në shtatë libra, të cilat brenda tërësisë poetike kanë depërtime nga më të ndjeshmet në organizimin krijues të autorit. “Poezia e Beqir Musliut në të gjitha vëllimet poetike ka parashtrimet përtej kohës së tij dhe për këtë arsye një pjesë e studiuesve dhe lexuesve e kanë konsideruar poezi hermetike, në realitet vargjet dhe meditimet artistike të tija kanë shtirje më artikulime e konkretizuese për kontekstet shoqërore të atyre periudhave kohore”, ka thënë Nexhat Rexha.

Arsim Halili ka folur për romanin “Ndeshtrasha”, që mund të konsiderohet si një roman i absurdit dhe i krizës së vlerave, ku Beqir Musliu, përmes një poetike të thellë dhe të fragmentuar, arrin të krijojë një vepër me peshë të veçantë në prozën shqipe bashkëkohore. Përndryshe, krijimtaria e Beqir Musliut, sipas Halilit, shtrihet në disa drejtime të zhanreve – poezi, prozë, dramë dhe publicistikë – dhe në secilën prej tyre ai ka dhënë një kontribut të çmuar, duke krijuar një univers artistik kompleks dhe të dallueshëm.

Kaltrinë Berisha, ka folur për veprën letrare “Makthi”, të Beqir Musliut. “Ndonëse e konsideruar si roman, është strukturuar nga: pjesa hyrëse – Pastorala e Hil Kodrës, nga 12 kapituj, pjesa Monologu i Hil Kodrës dhe përfundon me Ditarin e Engjëllit të Hil Kodrës. Siç paralajmëron titulli, “Makthi” shënon temën e romanit dhe motivin psikologjik me anë të së cilit bëhet formimi i protagonistit, Hil Kodrës, pra i individit, duke u rritur dhe duke u zhvilluar në një vend ku mbizotëron “Makthi” dhe me gjithçka tjetër që sjell ai”, thotë Kaltrinë Berisha.

Me analizën letrare të veprës “Skërluta”, të Beqir Musliut është paraqitur Blinerë Hajdari, sipas të cilës, kjo vepër përfaqëson një nga krijimet më komplekse të autorit, e cila u botua pas vdekjes së tij, duke ruajtur në vetvete thellësinë filozofike dhe eksperimentimin estetik që e karakterizon gjithë krijimtarinë e tij. “Kjo vepër nuk është thjesht një tekst narrativ, por një hapësirë reflektimi mbi gjendjen njerëzore, krizën shpirtërore dhe përplasjen e individit me realitetin historik dhe shoqëror”, ka thënë, ndër tjerash, Blinerë Hajdari.

Donjeta Kryeziu, me kumtesën e saj, është ndalë te vepra “Krupa”, ku sipas saj, është një vepër që në nëntitull “Të Lijosurit në Ditën e Trembëdhjetë”, na paraqet një temë që do të rrëfejë për një sëmundje të një shekulli tashmë të kaluar, por që na e rikujton një kohë jo fort të largët që ne e kemi përjetuar. “Vepra “Krupa” e Beqir Musliut me mënyrën e të rrëfyerit, mes nënvetëdijes e vetëdijes mes kufirit të realitetit dhe imagjinatës është një vepër që paraqet mesin mes shpresës dhe dorëzimit, aty diku në mes ne përpëlitemi për të mbijetuar, por gjithçka tjetër është më e fuqishme se ne”, tha ajo.

Sabit Rrustemi, drejtuesi i kësaj tryeze duke folur për ecurinë krijuese të Beqir Musliut ndër vite, tha se ai ishte shkrimtari që e sforcoi metaforën në letërsinë e shkruar. “Beqir Musliu është ndër themeltarët e modernitetit metaforik në letërsinë tonë. Krijimtaria letrare e këtij shkrimtari ende nuk është botuar dhe vlerësuar plotësisht. Është thënë që veprës së tij i duhet një lexues elitar, po kësaj vepre i duhet gjithashtu edhe një studiues elitar, për ta vlerësuar dhe shpërfaqur në publik vlerën e mirëfilltë letrare që e krijoi dhe që është një nga thesaret më të çmuara të letërsisë sonë”, ka thënë Rrustemi.

Fragmente poetike të Beqir Musliut nga kryevepra e tij poetike, “Orfeiana”, kanë deklamuar Vixhilent Kurti dhe Linditë Ramushi Dushku, ndërsa pas referimeve, mes të pranishmëve u bë një bashkëbisedim i hapur në lidhje me temën e tryezës, ku kontribuuan edhe Mehmetali Rexhepi e Shaqir Foniqi.

Përndryshe, edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, që po organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, do të vazhdojë në mbrëmje kur edhe do të hapet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. Shfaqja “Dramë për të qesh”, nga Teatri i Tetovës, do të jetë ajo që do ta hap Festivalin e sivjetmë.

Share This:

Tags: Beqir Musliu Flaka e janarit 2026 Pena e Flakes 2026 Sabit Rrustemi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

Agim Krasniqi: KA POEZI QË LEXOHEN…

7 May 2026

KA POEZI QË LEXOHEN… dhe ka të tjera që të përpijnë si një ëndërr

Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

30 vjet pa Beqir Musliun: Dedikim letrar

6 February 2026

Një homazh simbolik për njërën nga figurat më të veçanta të letërsisë shqipe, në

Kulturë Kuriozitete Lajme Letërsi Librari Opinione

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”,

1 February 2026

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”, është fituese e Çmimit “Pena e Flakës”,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.