Sunday 23 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19.08.2026

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

 Shkolla “Liria” në Pogragjë pajiset me 10 laptopë falë donacionit të Celonis Labs GmbH nga Gjermania
Lajme

Shkolla “Liria” në Pogragjë pajiset me 10 laptopë falë donacionit të Celonis Labs GmbH nga Gjermania

9 July 2026 0 Comment 4 min read

AA

Shkolla Fillore “Liria” në Pogragjë ka përfituar një donacion prej 10 laptopësh nga kompania Celonis Labs GmbH, me seli në Mynih të Gjermanisë, një mbështetje e rëndësishme që synon avancimin e procesit edukativo-arsimor dhe zhvillimin e infrastrukturës teknologjike në këtë institucion arsimor.

Sipas njoftimit të shkollës, ky donacion do të kontribuojë në zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve, përdorimin më të gjerë të teknologjisë në mësimdhënie, avancimin e programimit dhe fushave STEM, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për mësim dhe punë.

Një rëndësi të veçantë këtij donacioni i jep fakti se iniciatori i tij është bashkëvendësi Admir Jashari, ish-nxënës i Shkollës Fillore “Liria”, i cili, përmes angazhimit të tij në kompaninë Celonis Labs GmbH, bëri të mundur realizimin e këtij donacioni.

Nga shkolla vlerësojnë se kontributi i tij përbën një shembull frymëzues, duke dëshmuar se suksesi profesional mund të shoqërohet me përgjegjësi shoqërore, përkushtim dhe dashuri për vendlindjen dhe institucionin ku u hodhën hapat e parë të dijes.

Mirënjohje e veçantë i është shprehur edhe Ismet Jasharit për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë procesit, deri në dorëzimin e laptopëve në shkollë. Sipas njoftimit, gatishmëria e tij për të ndihmuar dhe për të qenë pjesë e këtij realizimi përbën një vlerë të çmuar për shkollën dhe komunitetin.

Në fund, drejtuesit e shkollës, në emër të nxënësve, mësimdhënësve, stafit dhe gjithë komunitetit shkollor, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për kompaninë Celonis Labs GmbH, si dhe falënderime të veçanta për Admir Jasharin dhe Ismet Jasharin për kontributin e dhënë në realizimin e këtij donacioni.

Nga shkolla theksohet se mbështetja për arsimin dhe investimi në teknologji përbëjnë një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e brezave të rinj.

Share This:

Tags: Pogragja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si

23 August 2026
Lajme

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI –

21 August 2026
Lajme

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

21 August 2026
Uncategorised

DKA në Gjilan ndjek nga afër punimet

21 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Rikthim në kohë: KF Liria e Pogragjës

23 May 2026

KF Liria nga fshati Pogragjë kishte traditë të hershme në futboll dhe ishte ndër

Kulturë Letërsi

Promovohet monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’

21 December 2025

Pas një punë të gjatë, të shtunën, është promovuar monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’ e

Zgjedhjet 2025

LVV Gjilan: Pogragja, cep më cep, për

15 January 2025

Pogragja, cep më cep, për fitoren e madhe me numrin 118. Të gjitha moshat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.