Tuesday 7 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në Paris: Eseja e saj prezantohet para lexuesve francezë

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin e programit të shkëmbimit të stafit akademik

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

Investim i ri në NPL “Tregu” Sh.A

Shkruan: Heset Zymberi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

 Rikthim në kohë: KF Liria e Pogragjës dhe kujtimet e paharrueshme të vitit 1978
Futboll Lajme Sport

Rikthim në kohë: KF Liria e Pogragjës dhe kujtimet e paharrueshme të vitit 1978

23 May 2026 0 Comment 5 min read

AA

KF Liria nga fshati Pogragjë kishte traditë të hershme në futboll dhe ishte ndër klubet që mbante gjallë sportin në këtë anë të Anamoravës.

Qysh nga vitet e para të formimit, klubi u bë vendi ku u mblodhën shumë të rinj sportdashës të fshatit, me dëshirën për ta përfaqësuar vendlindjen me krenari në fushat e futbollit.

Në kohërat kur kushtet sportive ishin të vështira, dashuria për lojën ishte shumë më e madhe sesa mungesa e infrastrukturës.

Ndeshjet zhvilloheshin me shumë pasion, ndërsa fusha sportive ishte vendtakim i banorëve që mblidheshin për ta përkrahur klubin e zemrës. Çdo fitore e KF Lirisë sillte gëzim në gjithë fshatin, ndërsa humbjet pranoheshin me sportivitet dhe shpresë për ndeshjet e ardhshme.

Klubi nxori shumë futbollistë të talentuar, të cilët me përkushtim dhe disiplinë lanë gjurmë në sportin lokal. Për shumë të rinj të Pogragjës, fanella e KF Lirisë ishte krenari dhe ëndërr e fëmijërisë. Përveç sportit, klubi kishte edhe rol shoqëror, duke bashkuar gjenerata të ndryshme rreth futbollit dhe aktiviteteve sportive. Shumë të rinj, pas përfundimit të punëve të përditshme apo shkollës, mblidheshin në fushë, ku kalonin orë të tëra duke luajtur futboll dhe duke ndërtuar miqësi që vazhduan për vite me radhë.

  • KF Liria Pogragjë – gjenerata 1978 – Nga e majta në të djathtë – Në këmbë: Xhafer Xhaferi, kryetar i KF Liria, Sokol Goci, Xhevdet Durmishi, Agim rexhepi, Hajrullah Kurteshi, Haki Ferizi, Kadrush behluli, Jakup bejtullahu – trajner – Ulur: Enver Hyseni, Nagip Rexhepi, Vehbi Dalii Mejdi Rexhepi dhe fehmi Hasani – kapiten

Kjo fotografi e vitit 1978, nw ndeshjen: Pasjan 2:3 Liria, sjell kujtime të veçanta për shumë gjenerata që e jetuan atë kohë me emocione, sport dhe shoqëri.

Oscar (Pasjan) 2:3 Liria (Pogragjë)

E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte se golin e fitores për ekipin nga Pogragja e shënoi Fatmir Rexhepi, i cili, ndonëse kishte ardhur me vonesë, u inkuadrua në lojë dhe rezultoi të ishte kreator dhe realizator, njëherit edhe njeriu i fitores së skuadrës së Lirisë.

Ishin vite kur futbolli luhej me shumë zemër, ndërsa çdo ndeshje mblidhte banorët e fshatit rreth klubit dhe lojtarëve të tyre të dashur. Në ato vite, sporti kishte një rëndësi të madhe për rininë, sepse përveç garës sportive sillte edhe afërsi, respekt dhe unitet mes njerëzve.

Koha ka kaluar dhe shumë nga lojtarët e asaj gjenerate sot kujtohen me nostalgji nga familjarët, miqtë dhe sportdashësit. Fotografitë si kjo mbeten dëshmi e një kohe të bukur, ku vlera më e madhe ishte shoqëria dhe dashuria për vendlindjen. Për ata që nuk janë më në mesin tonë, Zoti i mëshiroftë dhe i pastë në parajsë, ndërsa kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së KF Liria dhe të fshatit Pogragjë.

Autor: Ismajl Veliu

Share This:

Tags: Liria Pogragja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026
Futboll

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin

6 July 2026
Arte Pamore

Premierë madhështore në Operën e Kosovës –

5 July 2026
Featured

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional

5 July 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Promovohet monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’

21 December 2025

Pas një punë të gjatë, të shtunën, është promovuar monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’ e

Futboll Sport

𝐕𝐞̈𝐥𝐥a𝐳𝐧𝐢𝐦𝐢 i quan “𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐞̈” tifozët që hyjnë

23 February 2025

𝐕𝐞̈𝐥𝐥a𝐳𝐧𝐢𝐦𝐢 i quan “𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐞̈” tifozët që hyjnë në fushën e Lirisë në Prizren dhe

Zgjedhjet 2025

LVV Gjilan: Pogragja, cep më cep, për

15 January 2025

Pogragja, cep më cep, për fitoren e madhe me numrin 118. Të gjitha moshat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.