Thursday 24 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Senati i UKZ-së ka miratuar propozimin e GRBC-së që George W. Bush ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”
Lajme

Senati i UKZ-së ka miratuar propozimin e GRBC-së që George W. Bush ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”

30 December 2024 0 Comment 7 min read

AA

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e tij të mbajtur më 30 dhjetor 2024, ka mirartuar propozimin e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Propozimi për dhënien e këtij titulli erdhi nga z. Arsim Vranovci, Kryetar i Bordit Këshillëdhënës të Universitetit dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, derisa nga Senati u miratua me motivacion të lartë për njohjen e kontributit të jashtëzakonshëm të ish-presidentit Bush në mbështetje të Kosovës.

Fillimisht Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial) të Universitetit, njëherësh President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, z. Arsim Vranovci dhe ekipin e tij. Gjatë këtij takimi, z. Vranovci ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për Senatin e Universitetit për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, të cilën kërkesë Rektori Dërmaku e ka paraqitur në Senat, e cila u votua unanimisht nga anëtarët e Senatit të UKZ-së.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku vlerësoi këtë akt si një nderë të veçantë për një personalitet të shquar që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe promovimin e vlerave të saj ndërkombëtare. Rektori tha se UKZ ka privilegjin dhe përgjegjësinë që të njohë dhe të vlerësojë personalitete të shquara që kanë ndikuar në mënyrë të veçantë në historinë dhe të ardhmen e Kosovës. “ Vendimi për dhënien e titullit ‘Doctor Honoris Causa’ për ish-presidentin George W. Bush përfaqëson një njohje të thellë për mbështetjen e tij të pakushtëzuar për popullin tonë dhe për rolin e tij të jashtëzakonshëm në konsolidimin e paqes dhe demokracisë në rajonin tonë”, ka thënë Rektori Dërmaku. Rektori ndër tjerash në fjalën e tij ka theksuar se: ”Ky titull nuk është vetëm një akt simbolik, por edhe një shprehje e mirënjohjes sonë për një lider global që ka përfaqësuar vlerat e drejtësisë dhe lirisë, duke qëndruar gjithmonë krah Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë sonë”.

Kurse z. Arsim Vranovci Kryetar i Bordit Këshillëdhënës (Industrial) të Universitetit, njëherësh President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit tha se ndarja e titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” për ish-Presidentin e 43-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, është shumë i rëndësishëm për rolin e tij vendimtar në mbështetjen e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Ai tha se rajoni i Gjilanit, si sektor tradicional nën kujdesin amerikan në kuadër të KFOR-it, ka lidhje të veçanta me Shtetet e Bashkuara, sepse Presidenti Bush ishte një nga liderët kyç që mbështeti pa mëdyshje pavarësinë e Kosovës, duke deklaruar publikisht: “Kosova është e pavarur!” dhe se ndikoi në ndërhyrjen vendimtare të NATO-s në vitin 1999, si dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. “Ndarja e këtij titulli do të nderonte rolin e jashtëzakonshëm të Presidentit Bush në mbështetjen e kauzës kombëtare shqiptare dhe do të afirmonte Universitetin Publik “Kadri Zeka” në arenën ndërkombëtare”, ka thënë z. Vranovci në fjalën e tij.

Me këtë akt Këshilli i Bizneseve në Rajonin e Gjilanit do të fillojë proceduart e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për ish-presidentin George W. Bush që pritet të mbahet në një ngjarje

solemne gjatë vitit të ardhshëm. Kjo ngjarje do të shënojë një moment historik për Universitetin dhe do të forcojë lidhjet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Share This:

Tags: Artan Dermaku UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.