Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Raporti: Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin
Lajme Marketing

Raporti: Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin

18 July 2024 0 Comment 7 min read

AA

Operacioni: PPT

Tashmë nuk ka dyshim se Shqipëria ndodhet para një lufte hibride shumë të sofistikuar që synon shkretimin e turizmit. Agjencitë inteligjente kanë zbërthyer një plan që vepron prej vitesh, por që u bë publik vetëm gjatë 48 orëve të fundit.

Agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe dhe të një vendi tjetër që për momentin nuk është bërë publik, gjatë viteve të fundit, ka vënë në zbatim operacionin e koduar PPT (plazhet pa turistë). Raportohet se këtij plani i është bashkë ngjitur se fundmi edhe Greqia, që siç dihet, mban ende në fuqi ligjin e luftës!

1- Agjentë të maskuar si turistë

Sipas raporteve të besueshme të SHISH, agjentë të huaj të infiltruar si turiste gjatë dy tre viteve të fundit kanë folur me pronarë hotelesh, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarandë, Ksamil duke u qarë hallin për çmimet e ulëta. Shumë lirë! Gjynah! Këtu është me mire se në Maldive. Parajsa mbi tokë! Mos u bëni budallenj rrisni çmimet! Dhe..ne që fjalën e të huajt e dëgjojmë me shumë se fjalën e prindit rritem çmimet pa e ditur se po bëheshim bashkëpunëtorë të armiqve tradicional të Kombit shqiptar, që historikisht na kanë hapur varrin.. me duart tona.

2- Biznesi i Shezlongëve

Të pakënaqur me sabotimin e hoteleve, agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe kanë penetruar deri në qeveri dhe veçanërisht në ministrinë e Turizmit për të nxitur me ligj një biznes krejt të veçantë të pa dëgjuar në pellgun e Mesdheut dhe në historinë botërore të turizmit. Ata kanë nxitur, mbështetur dhe sponsorizuar biznesin e shezlongjeve- janë mbi 1400 biznese të shezlongjeve nga Velipoja në Ksamil. Operacioni “Pikaso” (Le të ketë shezlongë,” po le të jenë më të shtrenjtë se një vepër e Picasso!) ka vite që është në zbatim. Hapesirat e plazheve krahas hoteleve u janë dhënë individëve që nuk kanë asnjë aftësi tjetër veç aftësisë për te thithur si magnet idetë e armiqve tanë.

Pa e kuptuar zyrtarët tanë duke menduar se bëjnë mrekulli kanë bërë marrëzi! Tani, çdo pushues duhet të paguajë nga 10 deri në 100 euro për të qëndruar në hije! Nga informacionet e një shërbimi partner perëndimor mësohet se agjenti që ka dhënë këtë ide i është lidhur pension i përjetshëm.

3- Supermarketet

Agjenturat e huaja me një plan të mirëmenduar kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe te Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtar e Ushqimit duke bërë te mundur që djathi në supermarket tona të jetë më i shtrenjtë se në Paris, sallami më i shtrenjtë se në Romë dhe buka më e shtrenjtë se në Gjermani. Kështu, tregtaret shqiptare janë bërë bashkëpunëtor të pavetëdijshëm në këtë komplot të madh, duke ofruar mallra me çmime aq të larta sa turistët të mendojnë 12 herë para se të futen sërish në supermarketet tona.

4- Uji i zi/bardhë!

Agjentët e huaj me metoda të sofistikuara, vijon raporti i SHISH, kanë bindur autoritetet të mos bëjnë asnjë progres në trajtimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Impiantet e trajtimit të ujerave të zeza te ndërtuara dhe vënë në funksionin para 10 vitesh nuk punojnë ndërsa ka një plan të detajuar që premtimi i lashtë për ujë të pijshëm 24 orë të mbetet gjithë jetën premtim. Operacioni “rubinetat e thata” është në veprim prej 33 vitesh dhe parashikohet të mbyllet në vitin 2124!

5- Rrugë të florinjta

Megjithëse ka zëra se agjenturat e huaja në bashkëpunim me agjentët lokal kanë rritur kostot e ndërtimit të rrugëve, në dorë të SHISH ka rënë një email me subjekt: “te mësojmë kosovarët”

Në tekst thuhet se Kosova ka ndërtuar dy prej autostrada e me të mira në rajon, por kosovaret nuk janë mësuar të paguajnë në rrugë, sepse qeveria në Prishtinë nuk pranon të vendose tarifa. Është detyrë e Shqipërisë, që përmes tarifave në rrugë në monedhën që ata përdorin (euro) të mësojë shqiptarët e Kosovës se si paguhet, ndërkohë që vozit në rrugë. Objektivi është që udhëtimi me makinë të bëhet me i shtrenjtë se udhëtimi me avion.

6- Goditja e madhe

Së fundi, në një goditje spektakolare, agjentët e huaj në bashkëpunim me krimin e organizuar shqiptar dhe atë ndërkombëtar kanë zhvlerësuar euron. Euro e dobësuar është garanci shtesë që të ketë sa më pak të huaj dhe shqiptare të Kosovës. Bashkëpunimi për këtë pikë shtrihet sa nga drejtoria e pastrimit të parave aq edhe te sistemi i drejtësisë dhe ai bankar.

7- Greqia

Raporti vëren se veçanërisht pas çështje Beleri, Greqia, që vjet kapi 36 milionë turistë, është hedhur në sulm për të dëmtuar sezonin turistik në Shqipëri. Është dora greke (pavarësisht se nuk ka prova) që Shqipëria po telendiset këto ditë nga UNESCO për Butrintin, Beratin, Gjirokastrën.

***

Kështu të dashur lexues nëse shikoni ndonjë të huaj që pi koktejl në Jug, buzëqesh me pamje të lumtur dhe thotë sa lirë është këtu me siguri është agjent rus, serb ose grek. Nëse këto fjalë i thotë ndërkohë që plazhi është bosh, me siguri është poliagjent që po shijon rezultatet e operacionit PPT (plazhet pa turistë).

Share This:

Tags: Shqiperia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt

11 May 2025

Shqiptarët u drejtohen kutive të votimit sot për zgjedhjet parlamentare të cilat shihen si

Lajme

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin

28 April 2025

Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes

Lajme

Kosova, Shqipëria e Kroacia publikojnë tesktin e

22 March 2025

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia të shtunën e kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.