Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

 Raporti i progresit: Kosova e merr notën më të ulët,1-sh për lirinë e medias, sipas Flutura Kusarit
Lajme

Raporti i progresit: Kosova e merr notën më të ulët,1-sh për lirinë e medias, sipas Flutura Kusarit

8 November 2023 0 Comment 6 min read

AA

Juristja e së drejtë së mediave Flutura Kusari ka publikuar disa nga pikat më kritike për Kosovën nga raporti i Progresit i cili pritet të publikohet pasdite.

PRISHTINË – Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, i tha Zërit të Amerikës se paketa “antishpifje” synon të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online dhe të mund t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor.

Në një intervistë nga Prishtina, ajo i tha gazetarit Ilir Ikonomi se qëllimi i qeverisë është që mediat online të rregullohen nga shteti dhe jo të vetërregullohen, siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare.

Zonja Kusari e quajti paketën “shkelje e të gjitha standardeve që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Në këtë mënyrë, tha ajo, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të jetë enti që do të vendosë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të raportohet nga gazetarët.

“Kjo është tronditëse. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mediat nëse kjo paketë ‘antishprehje’ miratohet”,  tha zonja Kusari.

Kryeministri Edi Rama shkruante të hënën në Twitter:“Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”

Kusari tha se pohimi i zotit Rama nuk është i vërtetë.

“Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Pra, duhet të jetë e qartë se zoti Rama nuk e ka absolutisht miratimin e komunitetit ndërkombëtar,” u shpreh Kusari.

E pyetur për çështjen e përdorimit të shpifjes në media, zonja Kusari tha se “ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke determinuar se si të raportohet… Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje,” tha zonja Kusari.

Ajo tha se: “Kryeministri kontrollon një numër të madh televizionesh. Ajo që i ka shpëtuar kthetrave të tij janë mediat online. Puna e mediave online po e pengon televizionin e tij ERTV.”

Zonja Kusari mendon se qeveria do ta ketë të vështirë t’i kontrollojë mediat, edhe nëse projektligjet kalojnë, “sepse nuk ka autoritet në botë që ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar të gjitha informacionet që qarkullojnë online.”

E pyetur konkretisht për televizionin online ERTV, ajo tha se ky “është një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm propagandues i qeverisë së Edi Ramës, që ka për qëllim t’u pamundësojë gazetarëve të ndjekin punën e qeverisë dhe t’i kërkojnë llogari kryeministrit dhe ministrave.”

“Zoti Rama thotë se ERTV është një dritare që informon popullin, por ky informacion nuk mund të verifikohet. Kjo nënkupton se populli është viktimë e propagandës së tij, pra është një mekanizëm jashtëzakonisht i dëmshëm për demokracinë e vendit,” tha ajo.

Për këtë arsye, tha zonja Kusari, shtatë organizata globale, e kritikuan këtë vit Edi Ramën për përdorimin e këtij kanali televiziv, në vend që të organizojë konferenca shtypi të rregullta ku gazetarët të mund t’i bëjnë pyetje.

Marrë nga: VOA

Foto: Internet

Share This:

Tags: Flutura Kusari
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
Ciceroni

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para

27 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjermania nderon Flutura Kusarin me Urdhrin e

18 March 2024

Juristja e Medias, Flutura Kusari, ka pranuar sot Urdhrin e Meritës së Republikës Federale

Lajme

Flutura Kusari shpallet një ndër 13 heroinat

30 January 2024

Jurisjta e mediave në Kosovë, Flutura Kusari, është shpallur një nga 13 heroinat dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.