Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e Shkollës me program madhështor– raporton TV Gjilani

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

 Përmbyllet me sukses mobiliteti i mësuesve nga shkollat fillore të Gjilanit organizuar nga UKZ
Lajme

Përmbyllet me sukses mobiliteti i mësuesve nga shkollat fillore të Gjilanit organizuar nga UKZ

26 May 2025 0 Comment 8 min read

AA

26 Maj, 2025 – Një javë e pasur me aktivitete arsimore, profesionale dhe ndërkulturore në Zvicër ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe mësuesit nga Komuna e Gjilanit.

Mobiliteti i organizuar në kuadër të projektit ndërkombëtar “Movetia” ka ofruar një mundësi të rrallë për përfshirje të drejtpërdrejtë të mësuesve kosovarë në sistemin arsimor zviceran, duke kontribuar në përforcimin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ngritjen profesionale të pjesëmarrësve.

Gjatë kësaj jave, delegacioni i UKZ-së, i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, si dhe pesë mësimdhënës nga katër shkolla fillore të Komunës së Gjilanit “Selami Hallaqi”, “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi” dhe “Rexhep Elmazi”, morën pjesë në një sërë aktivitetesh akademike dhe profesionale gjatë qëndrimit në Zvicër.

Ata patën mundësinë të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë, të vizitojnë shkolla në qytetet Zug, Zürich dhe Luzern dhe, mbi të gjitha, të mbajnë orë mësimore brenda klasave zvicerane, në prani të nxënësve me prejardhje të ndryshme kulturore.

Ky ishte një përjetim i drejtpërdrejtë i diversitetit dhe praktikave përfshirëse të arsimit zviceran, që pasuroi jo vetëm njohuritë, por edhe vizionin profesional të mësuesve.

Pas një vlerësimi të plotë të këtij mobiliteti, u diskutua domosdoshmëria për zgjerimin e projekteve të ngjashme në të ardhmen, duke përfshirë më shumë mësues nga Komuna e Gjilanit dhe më shumë profesorë nga UKZ. Synimi i përbashkët është që këto mobilitete të shndërrohen në një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet arsimit parauniversitar dhe universitar një model që ndihmon zhvillimin arsimor të qëndrueshëm.

Ndërkohë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, jka bërë të ditur se nga takimet me Rektoren e PH Zug, kanë trajtuan çështje me rëndësi për të dy institucionet, si, organizimi i ligjëratave të përbashkëta mbi Inteligjencën Artificiale në edukim, vlerësimi dhe përmirësimi i praktikës së studentëve në shkolla, ndikimi i migrimit në arsimin në Kosovë dhe Zvicër.

Gjithashtu, takime janë zhvilluar edhe me përfaqësues në Universitetin e Luzernit, ku u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit konkrete për projekte të reja, pas suksesit të javës studimore të 32 studentëve të tyre të cilët qëndruan në UKZ në fillim të këtij muaji.

Nga takimet me mësuesit nga Zvicra që do të vizitojnë UKZ-në në nëntor, u tregua një mikpritje shembullore për kolegët nga Kosova. Një moment emocional ishte rikthimi i një ish-studenteje të PH Zug, e cila kishte marrë pjesë në mobilitet në UKZ në vitin 2019 dhe këtë herë u rikthye si mësuese profesionale, duke dëshmuar fuqinë e qëndrueshme të këtyre shkëmbimeve.

Kontributi i profesores Shpresa Jashari nga PH Zug, e cila udhëhoqi organizimin e këtij mobiliteti me përkushtim dhe profesionalizëm, u vlerësua mjaft i rëndësishëm për suksesin e kësaj vizite.

Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka, ka falënderuar Rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për gjithë mbështetjen në realizimin e kësaj vizite, duke thënë se ky mobilitet është një dëshmi konkrete e vizionit të Rektorit të UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, për ndërkombëtarizimin e institucionit si mënyrë për të ngritur cilësinë në edukim dhe për ta vendosur UKZ-në në hartën e institucioneve akademike të njohura evropiane.

Prorektroti Leka ka falënderuar edhe mësuesit nga Gjilani, derisa ka thënë se ata dëshmuan përgatitje të lartë profesionale, duke kontribuar në diskutime të shumta, duke sjellë realitetin e shkollave tona përballë modeleve zvicerane dhe duke ndihmuar në rishikimin e qasjeve praktike që mund të përmirësojnë sistemin arsimor në vendin tonë, veçanërisht përmes vlerësimit të pyetësorëve dhe praktikës mësimore.

UKZ do të vazhdojë të kontribuojë jo vetëm brenda mureve të tij, por edhe nëpërmjet bashkëpunimeve aktive me shkollat e Gjilanit dhe partnerët ndërkombëtarë, duke e kthyer ndërkombëtarizimin në një mjet konkret zhvillimi dhe përmirësimi të qëndrueshëm në edukim.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Hyseni nga Venecia: Gjilani partner, jo spektator

7 May 2026
Lajme

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e

7 May 2026
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026
Lajme

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller

6 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajt ceremoninë e ndarjes së titullit më të

Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me

5 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” juristin e

Lajme

Fakulteti Ekonomik realizoi vizitë studimore në sektorin

5 May 2026

Fakulteti Ekonomik, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ndërlidhur teorinë akademike me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.