Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 PËRGJUMJA E PUSHTETIT AKTUAL DHE GJUMI I OPOZITËS TRIKAHORE
Opinione

PËRGJUMJA E PUSHTETIT AKTUAL DHE GJUMI I OPOZITËS TRIKAHORE

20 September 2024 0 Comment 10 min read

AA

Rrugëtimi i politikës në relacionin PDK-LDK-AAK si në qendër, ashtu edhe në komunë, kudo që ndalet treni, fatkeqësisht, stacioni është i gabuar.

Aktualisht, pushteti gjilanas në gjumë e opozita e gjërë askund!

Kot e kërkon, nuk e gjen dot. Se ku është strukur, askush nuk e di.

Me gjasë, nuk e dijnë as vet ata!

Shkruan: Gani Neziri

Duket se, veç në momente të caktuara politike pozitë-opozitë detyrimisht “zgjohen nga gjumi”. Madje, edhe atëherë kur zgjohen, pushtetarët sillen si kryeneqë, ndërkaq opozitarët sillen si grindavecë.

Pushtetarët, duke patur pushtetin në dorë, shtrëngojnë dhëmbët përball opozitës trikahore. Ndërkaq opozitarët belbëzojnë, sikur të mos kishin dhëmbë fare?!

NË FAKT, qeveritarët aktual, jo që erdhen në pushtet me ndonjë program të merituar qeverisës bazuar në dijën e tyre, por, erdhën në pushtet nga burokracia e ish qeveritarëve, një pas një, që silleshin aq papërgjegjshëm në qeverisje sikur të ishin pronarë privat të shtetit. Pikërisht në stilin:

vet vendos e vet vulos, kush s’guxonte t’u thotë mos.

Veçse, nuk mund të them se edhe kanë shkelur ndonjë qytetar me bollduzher, sepse, e vërteta është se nuk kanë shkelur kend.

Ky populli ynë, sado që nuk di gjë prej gjëje në politikë, megjithatë, e ndjenë, nuk ha kashtë, dhe as nuk është krejt torollak për t’mos e kuptuar se kush po ia rrjep xhepin dhe po ia rrezikon lirinë dhe mirëqënjen ekonomike.

Pra, në shenjë paknaqësie me ata, i ndërroi njërën pas tjetrës: LDK-në e PDK-në, për të sjellë në pushtet “shpresën e popullit” VV-në.

Dreq o punë!

U dashtë të provojnë edhe VV-në, për të kuptuar se ka rrëshqitur thell në moqalishtën politike ku fle uji e zien myku, dhe për pasojë kundërmon pushteti.

-II-

Nuk është thënë kot: “Uji që fle, nuk pihet”

Mjerisht, kështu si po shihet, duket se pushteti komunal është në gjumë!

Për t’mos u dukur i njëanshëm në vlerësimet e mia publike, mund të numëroj disa nga projektet e premtuara nga VV-ja për këtë mandat, të cilat, në fakt, as që janë nisur deri sot pran fundit të mandatit.

Ndërkohë që, përpiqen të gjejnë një varg arsyesh, të paqëndrueshme gjithsesi, për të justifikuar mungesen e dijes për të qeverisur.

1_Stadiumi i qytetit, …Po ofrohet fundi i mandatit, dhe deri tani nuk është vënë as edhe një tjegull e vetme mbi të. Pse?!

2_Varrezat e qytetit, si mos më keq. Pse?!

Projekti ideor urban është votuar para 12 viteve, kur me Komunën qeveriste PDK, por nuk u realizua edhe në terren.

Pastaj, ashtu si erdhi, ashtu dhe iku, edhe madati katërvjeçar i LDK-së.

Asgjë konkrete për Stadiumin, asgjë konkrete për varrezat. Pse?!

Tani, edhe në përfundim të mandatit të VV-së, vazhdon e njëjta “melodi”që sillet e pështillet nëpër tirqet e vjetra, ashtu si në qeverisjet e kaluara.

Pse?!

Pra, u bënë 12 vite, që në varrezat e qytetit për të hapur një varr të ri, duhet të shkelim mbi varrin e vjetër.

A nuk është kjo për turp?

-III-

Ç’është kjo punë:

Kryetarëve paraprak nuk u mjaftonte buxheti i vetplanifikuar komunal, hargjonin më shumë se ç’kishin! Madje, hargjonin edhe centin e fundit.

Kështu pakujdeshëm, duke e futur Komunën në borgje, dhe për pasojë, i ngelej barra e obligimit Kryetarit të ri që vinte.

Ndërkaq, Kryetari i ri, detyrimisht pagoi borgjin e vjetër.

Për besë, më erdhi keq!

Por, tani nuk e kam të qartë: Si i kanë tepruar 2.5milion €uro në kohën kur qytetarët kanë plote e përplot nevoja; rrugë të pa shtruara e t’pa asfaltuara; mungesë enorme kanalizimesh. Stadiumi dhe Varrezat po presin. Rruga e premtuar me katër korsi në drejtimin e Prishtinës…. etj, etj.

-IV-

Pra, edhe VV-ja, kjo “shpresë” e re e qytetarëve, i vrau përfundimisht të gjitha shpresat e atyre që pritën me shumë besim.

Tani, VV, duhet t’a kuptoi se thyerja e shpresës kushton. Madje, shtrenjt kushton!

Kjo nënkupton se, në zgjedhjet lokale të radhës “VV” duhet të përgaditet për dorëzim të pushtetit komunal.

Ndërkohë që, fatkeqësisht, janë në pritje për të rimarrë pushtetin ata dështakët e vjetër, burokratë, që i përmenda pak më lart.

Ku, në disa nga drejtoratet qeverisëse komunale më shpejt kryheshin punët nëpërmjetë rojtarëve të objektit se që mund të arrije deri te zyrtari i shërbimit civil i emruar nga politika.

Pra, si atëherë si sot, asnjë ndryshim për të mirë.

-V-

PROPOZIM ZGJIDHJA

Të nderuar qytetarë të Gjilanit!

1_Mos votoni asnjë nga ato parti apo kandidatë që veç i keni provuar njëherë. Ai, nuk do të sjellë asgjë të re.

Sikur që, me të njëjtin miell të prishur, s’ka si del një bukë ndryshe, përveçse bukë “bajate” ashtu si e para.

Pra;

2_Votoni një kandidat të pavarur, pa hipotekë, “që nuk ka detyrime atje lart te bosët e partisë”, dhe as nuk u dorëzohet bandave të parapolitikës.

3a_Kujdesë, mos votoni ndonjë udhëheqës që e futë Komunën në borgje, sikur ata që shkuan.

3b_Mos votoni as udhëheqës që i tepron buxheti i vetplanifikuar komunal nga mosdija e menagjimit.

Me fat!

Share This:

Tags: Gani Neziri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
Lajme

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në

29 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Lutjet e veçanta të Gani Nezirit drejtuar

11 April 2023

Ashtu siç është parimor, objektiv, ndryshe nga çdo parim e objektivitet tjetër, ashtu edhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.