Saturday 27 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon segmenti i fundit rrugor Breznicë–Muhoc, hapet një perspektivë e re për Malësinë e Bujanocit

PDK i bën thirrje publike KBI-së në Gjilan: Mos e pranoni “Fshatin e Lumtur”, ai

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon pas tensioneve në seancë: Nuk do të zmbrapsem

Gjilani synon avancimin e shërbimeve shëndetësore, Hyseni dhe Vitia diskutojnë projektet e ardhshme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite histori të enigmatikës shqiptare kurorëzohen me monografinë e

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”

Kamenica mban punëtori profesionale për organizimin e mësimit tërëditor në shkolla

Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë

 PDK i bën thirrje publike KBI-së në Gjilan: Mos e pranoni “Fshatin e Lumtur”, ai u ndërtua për personat me aftësi të kufizuara
Lajme

PDK i bën thirrje publike KBI-së në Gjilan: Mos e pranoni “Fshatin e Lumtur”, ai u ndërtua për personat me aftësi të kufizuara

27 June 2026 0 Comment 8 min read

AA

Debati për fatin e projektit “Fshati i Lumtur” po thellohet edhe më tej. Pas tensioneve në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku u vendos që objekti t’i jepet në shfrytëzim Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, reagimet nuk kanë të ndalur.

PDK-ja në Gjilan ka dalë sot me një apel publik drejtuar KBI-së, duke kërkuar që të mos e pranojë këtë objekt, me arsyetimin se ai ishte ndërtuar ekskluzivisht për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Sipas PDK-së, ky nuk është një debat politik, por një çështje njerëzore, morale dhe institucionale që prek një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. Në reagim thuhet se përgjegjësia për mosfunksionalizimin e projektit bie mbi qeverisjen komunale, ndërsa zgjidhja nuk duhet të jetë ndryshimi i destinimit të objektit, por vënia e tij në funksion për qëllimin për të cilin është ndërtuar.

Ja apeli i plotë i PDK-së – Dega në Gjilan:

THIRRJE PUBLIKE BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN: MOS E PRANONI NË SHFRYTËZIM “FSHATIN E LUMTUR”, NJË PROJEKT I NDËRTUAR PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Edhe parimet islame na mësojnë se ndihma duhet t’u jepet atyre që kanë nevojën më të madhe. E askush nuk ka më shumë nevojë për kujdes dhe mbështetje sesa personat me aftësi të kufizuara, të cilët çdo ditë përballen me sfida që shumica prej nesh nuk i përjetojnë.

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e Kuvendit Komunal për ndryshimin e destinimit të projektit “Fshati i Lumtur”, një investim me vlerë mbi 2.5 milionë euro, i ndërtuar me një qëllim të vetëm: t’u shërbejë personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Me këtë rast, i drejtohemi publikisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan me një lutje të sinqertë dhe vëllazërore: hiqni dorë nga marrja në shfrytëzim e këtij objekti.

Ne e njohim vullnetin e mirë dhe misionin fisnik të Bashkësisë Islame për t’u shërbyer qytetarëve, edukimit dhe interesit publik. Jemi të bindur se qëllimi juaj nuk është të dëmtoni askënd, por të kontribuoni në funksionalizimin e një objekti që ka mbetur për vite me radhë jashtë përdorimit.

Megjithatë, besojmë se ky projekt nuk është një objekt i zakonshëm. Ai është ndërtuar falë një donacioni të dedikuar posaçërisht për qindra persona me aftësi të kufizuara, për fëmijët dhe të rinjtë që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen e familjes, shoqërisë, institucioneve shtetërore dhe atyre fetare.

Nuk është faji i Bashkësisë Islame që qeverisja komunale, për pesë vjet me radhë, nuk arriti ta funksionalizojë këtë projekt, edhe pse ne, si opozitë, kemi insistuar për ndarjen e mjeteve financiare në buxhetin e komunës. Për tri vjet radhazi kanë qenë të planifikuara mbi një milion euro, por kryetari i komunës nuk arriti ta vërë projektin në funksion për personat me aftësi të kufizuara.

Përgjegjësia bie tërësisht mbi pushtetin komunal, i cili dështoi ta vinte në shërbim këtë investim, duke ua mohuar qindra qytetarëve dhe familjeve të tyre një të drejtë dhe një shërbim jetik.

Pikërisht për këtë arsye, zgjidhja nuk mund të jetë ndryshimi i destinimit të një projekti të ndërtuar për një kategori kaq të ndjeshme të shoqërisë. Zgjidhja duhet të jetë funksionalizimi i tij sipas misionit për të cilin është ndërtuar.

PDK në Gjilan kërkon nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan që të tërhiqet nga ky projekt dhe që pushteti komunal të hapë një dialog të mirëfilltë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara, me familjet e tyre, me donatorët dhe me të gjithë akterët institucionalë, në mënyrë që “Fshati i Lumtur” të vihet më në fund në funksion për ata për të cilët është ndërtuar.

Ne besojmë se Bashkësia Islame, si institucion me autoritet moral dhe përgjegjësi të lartë shoqërore, do ta dëgjojë këtë thirrje dhe do të jetë në anën e atyre që kanë më së shumti nevojë.

Ky nuk është një debat politik. Ky është një obligim njerëzor, moral dhe institucional ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe dinjitetit të tyre./PDK – Dega në Gjilan

Share This:

Tags: PDK dega Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon segmenti i fundit rrugor Breznicë–Muhoc, hapet

27 June 2026
Lajme

PDK i bën thirrje publike KBI-së në

27 June 2026
Librari

Fatmir Shurdhani reagon ashpër ndaj ridestinimit të

27 June 2026
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon

26 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

PDK dega Gjilan: Sot është dita e

10 October 2025

PDK dega Gjilan: Sot është dita e 10-të e muajit, e mbi 300 punëtorë

Lajme

PDK dega Gjilan: Kryetari Rashiti me kolegët

8 October 2025

PDK dega Gjilan: Kryetari Rashiti me kolegët kandidatë vizituan qendrën tregtare “Agmia Center!“, shkruan

Lajme

Telegram ngushëllimi nga PDK dega Gjilan, me

3 October 2025

Sot është ndarë nga jeta Pajazit Zymberi nga Uglari. Dega e PDK-së në Gjilan

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.