Sunday 12 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit në atmosferë festive

Nga, Ekrem Krasniqi: Libri “Zhvillimi i Gjëzakuptimit (Enigmatikës) Shqiptare”, Dr. Zijadin Hasani, një kontribut i

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

CoinPrime – Kompania e parë e licencuar në Kosovë për shërbime me kriptovaluta

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare Mihane Sermaxhaj Ismajli, një emër i respektuar i arsimit

ATK prezanton shërbimin e ri elektronik për fiskalizim në sistemin EDI

Shpëtoi familjen, më pas u kthye mes rrënojave: Rrëfimi prekës i turkut që thotë se

Nënshkruhen kontratat me 48 biznese përfituese nga skema e subvencionimit

Shoqata “Ndre Mjeda”, vulë identitare e Gjilanit – dokumentohet në botimin më të ri të

Shkruan, Fatmir Shurdhani: Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit –

 Fatmir Shurdhani reagon ashpër ndaj ridestinimit të “Fshatit të Lumtur”: Projekti po largohet nga misioni për të cilin u ndërtua
Librari Opinione

Fatmir Shurdhani reagon ashpër ndaj ridestinimit të “Fshatit të Lumtur”: Projekti po largohet nga misioni për të cilin u ndërtua

27 June 2026 0 Comment 6 min read

AA

Një nga zërat më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Gjilan, Fatmir Shurdhani, ka reaguar me tone të ashpra pasi Kuvendi Komunal miratoi ndryshimin e destinimit të projektit “Fshati i Lumtur”. Ai e kundërshton këtë vendim, duke vlerësuar se projekti ishte konceptuar për t’u shërbyer personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që i përfaqësojnë ato.

Në reagimin e tij publik, Shurdhani ka paraqitur argumentet pse, sipas tij, ky vendim është i gabuar, ka kërkuar që të mos ndryshohet qëllimi fillestar i projektit dhe ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zë i personave me aftësi të kufizuara.

Ja postimi i plotë i Fatmir Shurdhanit:

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pushteti ia doli që t’ia tjetërsojë destinimin “Fshatit të Lumtur”, një projekti të jashtëzakonshëm, i cili, në kushte normale, do t’u bënte zgjidhje të madhe personave me aftësi të kufizuara.

Për informimin e drejtë të publikut, për ta funksionalizuar këtë projekt, në vitin 2021 ka qenë i formuar një Komision multisektorial në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, por i njëjti është pasivizuar me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht, ju bëj me dije se projekti nuk ka qenë i dedikuar për Handikos-in, por për organizatat joqeveritare “Liria”, Down Syndrome Kosova – Dega në Gjilan, “Pema”, Shoqatën e të Verbërve, Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe një pjesë të sektorit të mirëqenies sociale.

Pra, krejt avokimi im ka qenë në shërbim të këtyre organizatave dhe në asnjë mënyrë për Handikos-in, sepse ne e kemi objektin që i plotëson të gjitha nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Zgjidhje e madhe do të ishte për ta, sepse janë ndërtuar dy konvikte, një qendër e aftësimit profesional për aftësim dhe riaftësim të personave me aftësi të kufizuara dhe kopshti i fëmijëve, i cili do të shërbente si qendër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Por, tashmë asnjë nga këto shërbime nuk do të kryhen aty për këto kategori, sepse “Fshatit të Lumtur” ia tjetërsuan destinimin, duke ia dhënë në menaxhim Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Përveç tjerash, nuk ka pasur asnjë debat publik me OJQ-të për ridestinimin e projektit.

Zyrtarisht nuk kanë dhënë asnjë informatë se si do të shfrytëzohet ky projekt. Jozyrtarisht, janë dy versione: njëri se do të bëhet një qendër rajonale e Bashkësisë Islame, ku do të përfshihej Anamorava, Lugina dhe Kumanova, ndërsa tjetri se do të shfrytëzohet për shkollën e mesme të Medresesë “Alauddin”. E paradoksi është se donatori, me një investim prej 2.3 milionë dollarësh, e ka orientuar ekskluzivisht projektin për kategoritë që i përmenda më lart.

Për fund, u kërkoj falje qytetarëve për gjuhën e papërshtatshme në një rast gjatë seancës së sotme, e cila u nxit fillimisht nga kryesuesja e Kuvendit e më pas nga disa anëtarë destruktivë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kabinetit të kryetarit.

Koha do ta dëshmojë se unë kam pasur të drejtë që kam këmbëngulur në vazhdimësi që në asnjë mënyrë të mos preket qëllimi i projektit.

Sa të jem gjallë, do të avokoj me krejt qenien time për personat me aftësi të kufizuara. Do të jem gjithmonë zëri kumbues i tyre. Hiç s’mërzitem nëse pushteteve nuk u bie tamam!

Share This:

Tags: Fatmir shurdhani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit

12 July 2026
Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026
Futboll

Argjentina eliminon Zvicrën dhe siguron gjysmëfinalen e

12 July 2026
Futboll

Xhaka kundër Messit, publikohen formacionet zyrtare të

12 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.