Tuesday 24 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu ftohet nga Presidenti Begaj në ceremoninë e 28 Nëntorit në Tiranë

Spitali i Gjilanit sqaron organizimin e kujdestarive dhe gatishmërinë e specialistëve

Presidentja Shiroka Pula, në cilësinë e Komandantes Supreme, vizitoi për herë të parë Forcën e

Gjilan: Pensionohet pas 45 vitesh shërbim infermierja e QKMF-së, Lirije Hyseni

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët e Vitisë

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si konstrukt shoqëror”, kontribut për zhvillimin e sociologjisë në

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të 28 Nëntorit, shpërblehen ekipet fituese

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

 Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni
Lajme

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

3 July 2026 0 Comment 3 min read

AA

Me një ceremoni të ngrohtë dhe në prani të kolegëve e familjarëve, Biblioteka Rajonale “Fan S. Noli” në Gjilan i dha lamtumirën profesionale bibliotekarit Ibrahim Hyseni, i cili u pensionua pas një çerek shekulli pune të përkushtuar në shërbim të librit, kulturës dhe lexuesve.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Ibrahim Hyseni ishte pjesë e pandashme e Bibliotekës Rajonale “Fan S. Noli”, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në ofrimin e shërbimeve bibliotekare dhe në promovimin e kulturës së leximit. Me qasjen e tij të afërt dhe dashamirëse, ai u bë një emër i respektuar jo vetëm nga kolegët, por edhe nga breza të shumtë lexuesish që frekuentuan bibliotekën ndër vite.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit, kolegët e falënderuan për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin e sinqertë gjatë gjithë viteve të punës, duke vlerësuar rolin e tij në jetën e institucionit dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj profesionit.

“Ibra”, siç e thërrisnin me përzemërsi kolegët, u përcoll me urimet më të mira për shëndet, mbarësi dhe një jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes, duke shpresuar që vitet e pensionimit t’i kalojë me qetësi dhe kënaqësi, pas një rrugëtimi të gjatë profesional.

Pensionimi i Ibrahim Hysenit shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e tij profesionale, por njëkohësisht mbetet një kujtim i çmuar për kolegët dhe institucionin, ku ai la gjurmë me punën, përkushtimin dhe dashurinë për librin.

Biblioteka Rajonale “Fan S. Noli” i uroi Ibrahim Hysenit shëndet të mirë, lumturi dhe shumë vite të mbara në pension.

Share This:

Tags: Biblioteka Rajonale Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kushtrim Kadriu ftohet nga Presidenti Begaj në

24 November 2026
Lajme

Spitali i Gjilanit sqaron organizimin e kujdestarive

24 November 2026
Lajme

Presidentja Shiroka Pula, në cilësinë e Komandantes

24 November 2026
Lajme

Gjilan: Pensionohet pas 45 vitesh shërbim infermierja

24 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.