Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 maj 2026
Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me vranësira të lehta kalimtare.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, me intensitet të ndryshueshëm dhe herë-herë më e theksuar, veçanërisht në zonën e Gjakovës, ku shpejtësia mund të arrijë nga 10 deri në 52 km/h.
Vlerat termike do të vazhdojnë trendin rritës, ku temperaturat minimale parashihen të jenë ndërmjet 6 dhe 9°C, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 24 deri në 27°C.
