Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 maj 2026

KQZ zyrtarizon afatet: Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit zgjat 10 ditë e 7 orë,

NPL “Tregu” uron 1 Majin: Puna juaj është themeli i zhvillimit

Universiteti “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Bajrami e Hoti mungojnë në mbledhjen e LDK-së

Nderohen dëshmorët e kombit në Gjilan

Fakulteti Ekonomik realizoi vizitë studimore në sektorin bankar për studentët e marketingut

 Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së
Lajme

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së

6 May 2026 0 Comment 5 min read

AA

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Lajmin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka konfirmuar avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen e RTK’së nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.

Nga Specialja ende nuk ka ndonjë njoftim lidhur me këtë.

Reporteri.net ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Angela Griep, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Në një deklaratë më 29 prill, ajo s’ka përjashtuar mundësinë që gjyqtarët mund të kërkojnë kohë shtesë përtej 90 ditëshit, nëse diçka e tillë do të jetë e nevojshme.

“Afati kohor për arritjen e një vendimi është specifik për secilin rast. Rregullat specifikojnë që Trupi Gjykues mund t’i zgjasë shqyrtimet përtej 90 ditëve kur rrethanat kërkojnë më shumë kohë”, ka potencuar Griep.

Afati 90 ditor për nxjerrjen e vendimit është i përcaktuar sipas Rregullës 159 të Dhomave të Specializuara dhe koha shtesë përveç rasteve ekstreme s’mund ta kalojë 60 ditëshin.

”Aktgjykimi i shkallës së parë shpallet brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga mbyllja e çështjes, në përputhje me Rregullën 136, dhe mund të përfshijë një vendim sipas Nenit 22(7) të Ligjit. Kur rrethanat e çështjes kërkojnë kohë shtesë, ajo nuk duhet të kalojë gjashtëdhjetë (60) ditë, përveç rasteve kur një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e domosdoshme. Vendimi për zgjatjen duhet të jetë publik dhe t’u njoftohet palëve dhe përfaqësuesit të viktimave. Për zgjatjen duhet të jepen arsyet”, thuhet në Rregulloren e Gjykatës Speciale.

Sipas kësasj Rregulloreje, Aktgjykimi i shkallës së parë, ose një përmbledhje e tij, shpallet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e të akuzuarit, përveç nëse rrethana të jashtëzakonshme arsyetojnë mungesën e tij ose të saj.

Aktgjykimi i shkallës së parë duhet të jetë me shkrim dhe të përmbajë arsyetim për gjetjet e Panelit, derisa në rast të lirimit nga akuza, aktgjykimi mund të shpallet gojarisht, i ndjekur nga arsyetimi me shkrim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Katërshja e UÇK’së vazhdojnë të jenë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020 që kur Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tyre.Në fjalët përmbyllëse, ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirim nga të gjitha aktakuzat për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Derisa, Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale në Hagë, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim me burg për secilin, apo 180 vjet gjithsej për katër të akuzuarit e rastit Thaçi dhe të tjerët.

Share This:

Tags: Hage Thaci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot në

6 May 2026
Lajme

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit

6 May 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06

6 May 2026
Lajme

KQZ zyrtarizon afatet: Fushata për zgjedhjet e

5 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg

9 February 2026

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së,

Lajme

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes

16 July 2025

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin

Lajme

Djali i Hashim Thaçit për vdekjen e

16 March 2025

Ka vdekur sonte Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte duke u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.