Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës
Leon Agaj ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional dhe është diplomuar si Oficer Korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij profesional.
Me përkushtim, disiplinë dhe seriozitet, Agaj ka kaluar me sukses procesin e trajnimit, duke u bërë pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe duke nisur një kapitull të ri në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Diplomimi i tij është pritur me krenari të veçantë nga familja dhe të afërmit, të cilët e kanë uruar Leonin dhe i kanë dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese të reja në detyrën e tij.

Ky hap i ri profesional vjen si dëshmi e punës dhe përkushtimit të tij, ndërsa përgjegjësia e Oficerit Korrektues kërkon integritet, profesionalizëm dhe respektim të vazhdueshëm të detyrës.
TV Gjilani i uron Leon Agajt suksese në rrugëtimin e ri profesional dhe shumë arritje në shërbim të Kosovës.

