Wednesday 11 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin e 4-të Transnacional të Projektit CoVE STEM Europe

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa disa rrugë mbeten në errësirë gjatë natës

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së rektorit në UShAF, merr urime nga kryetari Sokol

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

 Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur Panairi “Festo Tradicionalisht”
Lajme

Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur Panairi “Festo Tradicionalisht”

21 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 21 nëntor 2022 – Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur sot panairi “Festo Tradicionalisht”, në të cilin janë ekspozuar produkte të prodhuara nga gratë, e që janë artizanale, ushqimore dhe të ndryshme.

Në hapjen e Panairit, kryetari i Komunës, Alban Hyseni tha se kjo është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetjen për gratë e vajzat.

“Jam i lumtur që po e shënojmë bashkë Ditën e Flamurit – 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë përmes këtij Panairi, i cili është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetje për gratë dhe vajzat. Ajo që ne e kemi bërë deri tash është që kemi filluar me përkrahje përmes bursave dhe përmes mbështetjes për studimet, ndërkohë që edhe planifikimi i edukimit të hershëm, që nënkupton edhe ngritjen e cilësisë për mësim, por në të njëjtën kohë edhe lirim të përkujdesit shtëpiak prindëror për nënat e vajzat, krijon hapësirë e mundësi që ta përmirësojmë gjendjen e tyre në shoqëri”, ka thënë kryetari Hyseni.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit

DKA GJILAN – SHPALLË KONKURS

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

Kryetari Hyseni, po ashtu, e ka nderuar me mirënjohje zonjën Magbule Ibrahimi, e cila ka qenë ndër kreatoret e para të veshjeve kombëtare në Gjilan. 

Magbule Ibrahimi, kreatoret e disejnatore e veshjeve kombëtare e artizanale

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku, tha se hapja e Panairit “Festo tradicionalisht” po bëhet në ditën më të rëndësishme të historisë sonë, duke shfaqur shpresën se shumë gra dhe vajza do t’i bashkangjiten këtij aktiviteti.

“Gratë gjithmonë kanë treguar se si ruhet dhe kultivohet tradita, në mesin e të cilave është edhe zonja Magbule, por kanë qenë edhe shumë nëna që fatkeqësisht nuk janë në mesin tonë, por ne i kujtojmë gjithmonë përmes traditës e ushqimeve tradicionale. Bashkë me Komunën, të gjitha synimet tuaja do t’i bëjmë realitet”, ka theksuar nënkryetarja Morina-Bunjaku.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit

Arjeta Maka nga OJQ Gruaja Hyjnore, ka thënë se qëllimi i panairit “Festo tradicionalisht” është bërë për ta përcjellë te brezat e ardhshëm që duhet nderuar dhe kultivuar traditat tona.

Arjeta Maka, aktiviste nga Shoqëria Civile – OJQ “Gruaja Hyjnore”

Ky Panair, i cili është hapur zyrtasrisht sot për vizitorët në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, do të qëndroj i hapur për vizitorët deri më 25 nëntor. Panairi është organizuar në mënyrë vullnetare nga OJQ “Gruaja Hyjnore” në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit. 

Share This:

Tags: Alban Hyseni Arjeta Maka Leonora mehmet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren

11 November 2026
Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026
Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026
Lajme

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në

11 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren

11 November 2026

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga nënkryetari Arianit Sadiku, ka vizituar Preshevën,

Lajme

Gjilan: Kryetari Hyseni shpreh ngushëllime për dy

1 November 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas rastit tragjik të ndodhur

Lajme

Kryetari Alban Hyseni: Parku Industrial do të

13 July 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka zhvilluar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.