Wednesday 1 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

VITI: Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore

Përmbyllet me sukses projekti “Drejt Malit 2026”, nxënësit shfaqin aftësitë në finalen e fundit

Gjilan – Administrata komunale dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shërbime më efikase

DZhE dhe ASK forcojnë bashkëpunimin për politika zhvillimore në shërbim të qytetarëve

Vjedhje e madhe në Gjilan – zhduket një ton bakër, dëmi rreth 14 mijë euro

Prof. Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale për kontribut të jashtëzakonshëm në artin e pikturës

Osmani premton medalje presidenciale të meritave për Kombëtaren e Kosovës

Ministri turk zbarkon në Kosovë për përballjen historike Kosovë–Turqi

Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”

U pensionua Elfete Sherifi, profesoreshë e biologjisë

 Ndryshim në dhënien e termineve për viza me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullës së Ballkanit Perëndimor
Lajme

Ndryshim në dhënien e termineve për viza me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullës së Ballkanit Perëndimor

4 January 2022 0 Comment 5 min read

AA

Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.

Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për aplikim për vizë, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet një procedure të shortit.

Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Periudha e saktë e hapjes së termineve do të publikohet këtu secilin muaj. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe.

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini nga një person tek një tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta.

Hyrja në zyrën e vizave, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit, lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.

Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt, është i nevojshëm regjistrimi në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periudhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njofimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt.

Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Në fund të muajit, të gjithë personat që përzgjidhen do të njoftohen për datën e terminit për vizë në muajin e ardhshëm. Terminet nuk mund të shtyhen dhe aplikacioni juaj mund të pranohet vetëm, nëse në termin paraqiteni dhe me vete e sillni dokumentacionin e plotë.

Në qoftë se regjistrimi juaj nuk ka rezultuar me sukses, ju gjithashtu do të merrnji një njoftim përkatës. Kjo për shkaqe teknike mund të merr disa ditë kohë. Prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse përmes e-mailit.

Regjistrimet të cilat nuk pranojnë një termin, do të fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termin në muajin pasues, është i nevojshëm një regjistrim i ri.

Credits: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/viza-dhe-hyrja-/-/2496912

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

VITI: Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin

31 March 2026
Lajme

Përmbyllet me sukses projekti “Drejt Malit 2026”,

31 March 2026
Lajme

Gjilan – Administrata komunale dhe Policia e

31 March 2026
Futboll

Kosova sonte për historinë: “Dardanët” sfidojnë Turqinë

31 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

VITI: Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin

31 March 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po vazhdon të mbajë takime të rregullta

Lajme Sport Sporte tjera

Përmbyllet me sukses projekti “Drejt Malit 2026”,

31 March 2026

Me zhvillimin e garave të grupit të dhjetë, është përmbyllur me sukses projekti “Drejt

Lajme

Gjilan – Administrata komunale dhe Policia e

31 March 2026

Drejtori i Administratës, Elbasan Shabani, ka pritur në një takim përfaqësues të njësisë për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.