Mbahet takim për identifikimin dhe fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale
Mbahet takim për identifikimin dhe fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) me seli në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut kanë mbajtur sot takimin lidhur me identifikimin dhe fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë takim janë ndarë informacione si dhe shkëmbyer praktikat më të mira për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit për të avancuar qëllimet e përbashkëta në mbështetjen e të mibjetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës.