LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë së futbollit rajonal
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre shumëvjeçar në futboll, ka nderuar me mirënjohje delegatët të cilët gjatë këtij viti kanë përmbyllur karrierën e tyre sportive me rastin e pensionimit.
Me mirënjohje u nderuan:
• Naser Bunjaku

• Rabit Matoshi
• Agim Ramizi
• Agim Spahiu
Në emër të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, u shpreh falënderimi i sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar që këta delegatë kanë dhënë ndër vite në organizimin dhe zhvillimin e garave të futbollit në rajonin e Gjilanit.
LRFGJ u uron atyre shëndet, mbarësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, duke i falënderuar për gjurmën e pashlyeshme që kanë lënë në futbollin tonë.




