Thursday 16 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down
Lajme

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

4 July 2026 0 Comment 4 min read

AA

Një akt i jashtëzakonshëm trimërie është shënuar në bregdetin e Golemit, ku zjarrfikësi nga Gjilani, Kastriot Sefedini, ka shpëtuar nga mbytja një 10-vjeçar me Sindromën Down, duke parandaluar një tragjedi që mund të kishte lënë pasoja të rënda për një familje nga Istogu.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites, në një kohë kur deti ishte i trazuar dhe shumica e pushuesve kishin dalë nga uji për shkak të valëve të mëdha. Sefedini, i cili ndodhej në pushime me familjen e tij, vuri re në horizont një fëmijë që po luftonte me valët.

Pa hezituar asnjë çast, ai u hodh në det dhe notoi me shpejtësi drejt tij.

“E pashë se po fundosej. Me të gjitha forcat arrita ta kap në sekondat e fundit. Ishte gati pa ndjenja dhe nuk mund të fliste. Së bashku me vrojtuesin e plazhit arritëm ta nxjerrim në breg dhe t’i japim ndihmën e parë”, rrëfen Kastriot Sefedini.

Vetëm pasi fëmija u nxor në breg, zjarrfikësi mësoi se bëhej fjalë për Elionin, një djalosh 10-vjeçar nga Istogu me Sindromën Down. Falë reagimit të shpejtë, ai iu dorëzua familjarëve të tij në gjendje të mirë shëndetësore, duke u kthyer pranë tyre pas momenteve të tmerrit dhe panikut.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme kur e di se një fëmijë sot është gjallë dhe pranë familjes së tij. I uroj Elionit shëndet dhe një jetë të lumtur”, u shpreh Sefedini.

Ky veprim heroik është vlerësuar gjerësisht nga qytetarët dhe pushuesit e pranishëm, të cilët e konsiderojnë Kastriot Sefedinin një shembull të humanizmit dhe përkushtimit, duke kërkuar që ai të nderohet edhe zyrtarisht nga institucionet për këtë akt të guximshëm.

Zjarrfikësi gjilanas dëshmoi edhe një herë se misioni për të shpëtuar jetë nuk njeh orar, uniformë apo pushim. Heroizmi i tij bëri që një ditë që mund të përfundonte në tragjedi, të mbyllej me buzëqeshjen dhe jetën e shpëtuar të një fëmije.

Share This:

Tags: Gjilan Golem
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.