Lajmi i Fundit: Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët
Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa grupe, për të gjithë ata që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues të kësaj mbështetje financiare.
Gjithashtu, janë kryer edhe pagesat e para për bursën e mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.
Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht përmes e-mailit të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Ministria apelon që për çdo paqartësi ose ankesa të kontaktohet në adresat elektronike përkatëse:
- Për shtesën prej 100 eurove studentët mund të shkruajnë në: info.masa3.6@rks-gov.net.
- Për bursën e mobilitetit kontaktet të bëhen në: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net.
