Luan Krasniqi falënderon fansat për urimet në 55-vjetorin e lindjes
Ish-kampioni i sportit, Luan Muriqi, ka falënderuar të gjithë për urimet e shumta të marra me rastin e 55-vjetorit të lindjes – raporton TV Gjilani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale në shqip dhe gjermanisht, Muriqi shkruan me mirënjohje për jetën dhe përvojat e tij:
“Faleminderit shumë për të gjitha urimet e bukura për ditëlindjen time të 55-të. 55 vjet plot kujtime, ngritje dhe ulje, vështirësi, gëzim dhe përvoja kanë fluturuar. Jo çdo rrugë ka qenë e lehtë, por çdo sfidë më ka bërë më të fortë. Sot, shikoj prapa me mirënjohje për gjithçka që kam përjetuar dhe arritur. Jeta më ka dhënë kaq shumë, por gjithashtu ka kërkuar kaq shumë nga unë. Një arsye më shumë për mua që të vlerësoj shëndetin, familjen, miqësinë dhe njerëzit e vërtetë në jetën time. Faleminderit nga thellësia e zemrës për secilin prej jush. I juaji, Luani”
Muriqi e ka publikuar të njëjtin mesazh edhe në gjermanisht, duke falënderuar ndjekësit e tij jashtë vendit.
