KV Drita shpallet kampione vjeshtore në Superligën A të volejbollit
KV Drita e Gjilanit ka shënuar një tjetër fitore në Superligën A të Kosovës në volejboll, duke mposhtur KV Gjinocin me rezultat të pastër 3:0 në sete, në kuadër të xhiros së 11-të.
Volejbollistet e Dritës dominuan takimin, duke fituar tri setet me rezultatet 25:13, 25:15 dhe 25:20.
Me këtë triumf, skuadra gjilanase e mbyll pjesën e parë të kampionatit në pozitën e parë, duke siguruar titullin e kampiones vjeshtore.


Ky sukses konfirmon formën e mirë të ekipit të Dritës gjatë pjesës së parë të garave, ndërsa klubi ka shprehur mirënjohje për donatorët dhe sponsorët që kanë mbështetur skuadrën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe gjatë vitit 2027.

KV Drita synon që formën dhe rezultatet pozitive t’i bartë edhe në vazhdimin e kampionatit, në rrugën drejt objektivave të reja.
