Saturday 5 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në tërësi njoftimin e ZRrE-së për daljen në treg

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia vë nën kontroll flakët në Kretë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Bashkëpunim

QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Trafik i rënduar në Zagreb më 5 dhe

Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 38 gradë

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

Kurti uron Trumpin për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

 Kuvendi i KB Drita i hap rrugën ardhjes së investitorëve seriozë
Basketboll Sport

Kuvendi i KB Drita i hap rrugën ardhjes së investitorëve seriozë

10 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

I gjetur në krizën më të madhe financiare e të rezultateve, Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka intensfikuar përpjekjet për të dalë nga një gjendje e tillë. Të gjitha këto përpjekje duket se do të rezultojnë me sukses, ngase me nismën e kryetarit të klubit Arben Bislimi është mbledhur Kuvendi i klubit dhe KB Drita do të shkojë drejt privatizimit.

Arben Bislimi, kryetar, ka sqaruar para kuvendarëve se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te përfundimi se gjërat duhet ndryshuar në klub dhe kanë patur takime me një biznes të njohur kosovar, falë angazhimit të disa dashamirëve të sportit dhe se një takim i tillë kishte ndodhur para dy muajsh e pas përpjekjeve të vazhdueshme kanë gjetur gatishmërinë që klubit t’i ndihmohet.

Bislimi ka sqaruar se në pesë vitet e fundit, kryesia e tashme është munduar që të sigurojë vijueshmërinë e garave dhe vështirësitë kanë qenë shumë të mëdha, sidomos ato financiare. Puna nuk është ndalë edhe atëherë kur dukej se më nuk ka shpresa dhe krejt kjo është bërë me qëllim dhe me ëndrrën se në një kohë do të vijnë ditë të mira për KB Drita dhe të kthejnë namin e viteve të pasluftës kur ishte krijuar një ekip shumë i mirë dhe kur Palestra e Sporteve „Bashkim Selishta – Petriti“ dridhej nga numri i madh i tifozëve të basketbollit.

„Kryesia e klubit është pajtuar që KB Drita nga statusi i tashëm OJQ, të kalojë me status të ri si SHPK, ngase tashmë biznesmenë të njohur kanë shprehur gatishmërinë që të udhëheqin klubin“, ka thënë kryetari Arben Bislimi, i cili ka kërkuar nga delegatët që të votohet një propozim i tillë dhe që t’i hapet rrugë veprimeve të mëtejme, të cilat janë në të mirën e klubit, ngase gjatë bisedimeve me udhëheqjen e re që pritet të vijë është vërejtur një projekt tejet ambicioz, i cili do ta bëjë KB Dritën konkurrente me ekipet më të mira në Kosovë.

„Gjatë bisedimeve, kërkesë e investitorëve të rinj ka qenë që OJQ e tashme KB Drita, me të gjitha asetet e saja dhe me historikun e saj të kalojë në SHPK, andaj kryesia e klubit ka ndërmarrë hapin e parë, që këtë interesim t’ua prezantojë delegatëve dhe që ata të thonë fjalën e tyre dhe që pas votimit eventual të ndërmerren hapat e tjerë“, ka thënë kryetari Arben Bislimi, që ka shtuar se në pyetje janë njerëz seriozë me biznes tejet serioz, që operon në qytetin e Prishtinës, por që kanë një shoqëri të ngushtë në Gjilan.

Bislimi, që tash e mbi tri dekada është në KB Drita, ka kërkuar nga delegatët që të votojnë këtë propozim, ngase siç ka thënë ai kjo është në të mirën e klubit, në kthimin e interesimit të të rinjve për basketboll.

Kuvendarët, shumica prej tyre ish basketbollistë, basketbollistë dhe veprimtarë në këtë sport njëzëri kanë votuar pro propozimit, duke i hapur rrugë veprimeve të mëtejme.

Këtë veprim dhe këtë kuvend e ka përshëndetur edhe Armend Misini, zyrtar për sport në Komunën e Gjilanit, që ka thënë se është ky një lajm i mirë për basketbollin gjilanas, për këtë klub me traditë e me suksese në të kaluarën, por që në gjendjen e tashme po përballet me vështirësi. Ai ka premtuar se Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte si gjithherë do të jetë në përkrahje të basketbollit gjilanas.

Ndryshe, sipas kryetarit të tashëm, Arben Bislimi, në të gjithë hapat do të jenë transparent dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditur investitorët e rinj në klub dhe projekti i tyre. 

Share This:

Tags: KB Drita
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në

4 July 2025
Lajme

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj,

4 July 2025
Lajme

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia

4 July 2025
Uncategorised

Murati pas pezullimit të tenderit 137 milionësh

4 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme Sport

Eroniti, 16-vjeçari i trapezit, “ëndërrimtari” i ambicieve

24 June 2023

Ua prezantojmë basketbollistin e ri, shpresë e së ardhmes së basketbollit të Gjilanit dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.