Monday 16 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, çështja pritet t’i kalojë votimit të anëtarësisë

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë në raste emergjente, aktivitetet vazhdojnë në shkolla

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Ndërprerja massive në Trafikun ajror në SHBA! Sekretari i transportit sqaron arsyet: Duhen 50 miliardë

“Shfaqja që shkon keq” nga Podujeva shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të 21-të

Dasmat e dikurshme në Malësinë e Bujanocit – një organizim me disiplinë ushtarake

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të letrave që nuk u takuan kurrë, ndonëse ishin

Komuna e Vitisë shpërndau 45 spërkatëse për fermerët

Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

 Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm 3 herë
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm 3 herë

8 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.

Në njoftimin e publikuar të premten thuhet se Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. 

Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Po ashtu sipas njoftimit Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimi i votimit të kryeparlamentarit. 

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendim.

Gjykata ka urdhëruar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancën e ardhshme konstituive, ashtu si edhe në votim. 

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhet në vendim.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës konstituive, por dështuan. Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar. Kjo u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Share This:

Tags: Kuvendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

“Simfonia e Mbijetesës” – Zeqirja Rexhepi hapi

15 November 2026
Futboll

Shqipëria synon Ligën B, barazimi i mjafton

15 November 2026
Kulturë

Dy vëllimet poetike të Zize Pepshit në

15 November 2026
Arte tjera

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i

14 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë

6 November 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e

Lajme

Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

26 October 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës

Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që nesër ta kthejë në Kuvend Ligjin për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.