Wednesday 27 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kombëtarja shqiptare kthehet me risi, ky pritet të jetë emri i ri në listën e

Shpërthim me tritol në një shtëpi në Lezhë, raportohet se cak i sulmit ishte Jozi

Kryetari Hyseni, priti komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë

Ministri i Jashtëm gjerman: Kosova është kandidat potencial për BE

Parashikimi i motit për të mërkurën, 27 gusht 2025

Abdixhiku: Votat e PDK-së dhe AAK-së për Bashën janë gabim trashanik, po hyjmë në krizë

Pas largimit të Ramiz Lladrovcit, PDK-ja emëron Petrit Hajdarin kryetar të degës në Drenas

Dimal Basha urohet nga ambasada gjermane

Limaj pas zgjedhjes së Dimal Bashës: VV duhet të shpjegojë pse e vonoi vendin

 Kulturë: Poezi – Llojet e vargut dhe strofës
Kulturë Letërsi

Kulturë: Poezi – Llojet e vargut dhe strofës

3 December 2024 0 Comment 12 min read

AA

Nder llojet e vargjeve dhe strofave duhet përmendur dhjetërrokshi që sipas teoricienëve është vargu më i vjetër i letërsisë gojore. Ka origjinë indo-evropiane, edhe pse është shkruar shumë vonë.

Dhjetërrokshi epik: Është i përcaktuar me numrin e vargjeve. Në poezinë e shkruar dhjetërrokshi lirik dhe epik janë marrë nga poezia gojore.

Tetërrokshi simetrik: Veçori e tij është se ka tetë vargje dhe cezurën pas rrokjes së katërt. Rrokjet në fund të vargut dhe para cezurës janë të patheksuara.

Tercida: Është tre vargësh ku rimohet vargu i parë dhe i tretë, kurse vargu i dytë rimohet me vargun e parë të strofës së dytë.

Stanca: Është strofë tipike e epit Italian të shek. XV dhe XVI. Përbëhet nga njëmbëdhjetërrokshi.

Sestina: Është term për dy forma:

1. Sestina lirike – vjershë gjashtë strofash prej gjashtë vargjesh dhe një shtesë prej tri vargjesh,

2. sestarima – Strofë epike prej gjashtë vargjesh.

___________________________________________________

Fjalet e Qiririt – Poezi

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,

Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,

Asnjë çikë të mos mbetem,

Të digjem e të qanj me lot,

Se dëshirën s’e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem

Dhe kurrë s’dua të shuhem,

Po të digjem me dëshirë,

Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur;

jam i gjall’ e jam ndë jetë

jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,

Mos më kini për të huaj,

M’është falurë durimi,

Andaj po digjem si trimi,

Se ma k’ënda t’u bënj mirë,

Të mos mbeti n’errësirë.

Jakëni rreth meje rrini,

Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë,

Lemëni të përvëlohem,

nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn’ e kretë

Për atë zotn’ e vërtetë.

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija

të vete te perëndia.

Unë dua njerëzinë,

Mirësin’ e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,

Në më doni si u dua,

Njëri-tjetërin në doni,

Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake,

Qasju pakë kësaj flake!

Mase krahët t’i përvëlon,

Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar,

Njerëzit i kam ndrituar.

Kam qënë mik me njerinë,

Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt’ i kam parë,

Mëm’ e at’ e fis e farë,

Si tani gjithë i kam ndër mënt,

Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh,

Se shpirtin e tyre ua njoh,

Dhe unë si ju jam ndruar

E jam përzjer’ e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë

Zjar e uj’ e balt’ e erë.

Jam një shkëndijë pej qielli

dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,

Edhe brënda në det qëndronj,

Shumë herë fle në baltë,

Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë,

Lul’ e bar e gjeth i mbirë.

Dua shumë fjalë t’u them,

Po trëmbem mos i bënj ujem.

E ku shkruhenë në kartë

Fjalët’ e gjuhësë zjarrtë?

N. Frasheri

Share This:

Tags: Poezia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Champions League

Pafos dhe Bodo/Glimt shkruajnë historinë – kualifikohen

27 August 2025
Lajme

Kombëtarja shqiptare kthehet me risi, ky pritet

27 August 2025
Lajme

Shpërthim me tritol në një shtëpi në

27 August 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, priti komisionerin e lartë të

27 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Shkruan: Dr. Shyqeri Galica – 21 Marsi

21 March 2025

Diversiteti gjuhësor ishte objektivi kryesor i UNESKO-s, kur në vitin 1999 mori vendim në

Kulturë Letërsi

Mora lule sot…

8 May 2024

Poezi e shkruar nga Paulette Kelly Nuk ishte ditëlindja ime ose ndonjë rast specialPatëm

Kulturë Lajme

Daut Maliqi, doajeni i gazetarisë Anamoravës!

29 December 2022

Daut Maliqi padyshim se është njëri nga intelektualët e rrallë që ka dalë nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.