Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Kim Mehmeti: Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!
Kulturë Letërsi

Kim Mehmeti: Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!

12 September 2023 0 Comment 5 min read

AA

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull filozofë, piktorë, shkrimtarë, aktorë, historianë…, të cilët kanë lënë pas vetes vepra për mburrje e që janë bërë madje edhe pjesë e thesarit botëror.

Por nëse i merr të gjithë ata dhe i ‘shkrinë’ në një kazanë, nga shkrirja e tyre nuk të mbetet thuajse aspak mendim kritik ndaj proceseve shoqërore, e që do i ndihmonte shqiptarët të kuptonin se çka është duke ndodhur me ta dhe përtej tyre.

Nga: Kim Mehmeti

Nëpër shoqëritë shqiptare, e posaçërisht në Shqipëri, ka me qindra ‘mendimtarë të pavarur’, të cilët nëpërmjet ekraneve televizive, thuajse për çdo natë, kuvendojnë për gjithçka, duke nisur nga seksi te mizat e deri te pasojat e globalizmit, por nëse i merr dhe i ’bluan’, nga ‘mielli’ i dal prej tyre, nuk mund të ‘ngjeshësh’ as katër pesë veta që nuk e kanë dhënë kokën me qira te ndonjë parti politike.

Nëpër trojet shqiptare, e veçmas në Tiranë, ka me qindra media, si për shembull televizione me godina të shtrenjta dhe studio marramendëse të nivelit botëror, por nga gjitha ato, të delë vetëm një RTSH si e kohës së Enverit, e cila nuk e ka redaksinë te Partia e Punës, por o te zyra e Piktorit, o te ajo e kryebashkiakut të Tiranës.

Dhe njësoj si njeriu që nuk është vetëm atë që shohim – dukja fizike – por edhe e padukshmja e tij, siç janë imagjinata, ndjesitë, epshet, pasionet, ëndrrat…., edhe shoqëritë nuk janë vetëm atë që duken, por edhe ajo që nuk shihet në to.

Andaj ‘Shqipëritë’ tona nuk janë vetëm e dukshmja e tyre, si për shembull hajdutëria, krimi, keq qeverisja, paligjshmëria…, por edhe e padukshmja në to, ajo që shpërfaq mëkatin tonë kolektiv, e të cilin e përbën heshtja e elitave, mediat që e vënë popullin në gjumë me spektakle, mendimtarët që lirshëm e thonë atë që mendon partia…

Por megjithatë, ne vetëm shtiremi se nuk e shohim mëkatin tonë të padukshëm kolektiv, sepse pa ndalë përballemi më të.

Dhe ai ka fytyrën e burrështetasve tanë, si për shembull, atë të Piktorit në Shqipëri, i cili rrënon Teatrin Kombetar e ne heshtim, që e bashkon Ballkanin duke e përçarë shqiptarinë dhe që tallet me të gjithë ne ngaqë e dinë se ka të bëjë me ‘intelektualë’, ‘mendimtarë të pavarur’ e media që do e kritikojnë, që do ia thonë dhe do ia zbulojnë të gjitha mëkatet e sotme, por nesër, pasi të bie nga pushteti.

Share This:

Tags: Kim Mehmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vizita e Kryeministrit Kurti në Tetovë e

14 August 2023

Që të mos del se, për cilëndo arsye, u shmangem pyetjeve të gazetarëve lidhur

Lajme Opinione

Ne që më kujdesshëm e zgjedhim shalqirin

14 July 2023

Prej moti, e jo tani, parlamentet e ‘Shqipërive’ tona, në masë të madhe, u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.