Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton policia.
Sipas policisë këto raste kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dy raste dhe dy të tjera në Gjilan dhe Skenderaj.
Në të gjitha këto raste të dhunës burrat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj grave dhe përpos një rasti në Fushë Kosovë dhe në Skenderaj të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Rastet e dhunës në familje sipas raportit 24 orë, të policisë:
Fushë Kosovë 06.11.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.