Friday 15 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovisionit me këngën “Nan”

Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për Gjilanin ngre debat mbi menaxhimin financiar dhe qeverisjen

Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan – nderohet sakrifica e heronjve të Rahovicës

18 minatorë mbeten ende në zgafellë pas defektit teknik në Trepçë

Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit me Alis – ja si mund ta votoni nga

Mbahet punëtoria e radhës për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK)

UKZ dhe Kolegji AAB forcojnë bashkëpunimin në kuadër të Shkollës Verore KO-in-EU 2026

Në Gjilan promovohet nesër romani i parë i Ibrahim Hysenit, “Amaneti i Brezave mbi supet

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari krahas 28 universiteteve nga 23 vende të botës

10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

 Kanadaja drejt Eurovisionit? Kryeministri Mark Carney përfshihet personalisht në iniciativë
Kulturë Muzikë

Kanadaja drejt Eurovisionit? Kryeministri Mark Carney përfshihet personalisht në iniciativë

7 November 2025 0 Comment 3 min read

AA

Qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë që Kanada të marrë pjesë për herë të parë në Eurovision Song Contest, një ide që deri tani dukej e paarritshme. Sipas burimeve qeveritare, Kryeministri Mark Carney është vetë i përfshirë në këtë nismë që synon ta bëjë Kanadanë pjesë të një prej kompeticioneve muzikore më të mëdha në botë.

Kanadaja aktualisht është anëtare afiliate e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), ashtu si Australia e cila mori pjesë për herë të parë në vitin 2015. Pikërisht ky precedent e bën projektin kanadez të duket më realist, megjithëse zyrtarët e Eurovisionit kanë deklaruar se konkursi mbetet i hapur vetëm për anëtarët e plotë të EBU-së.

Në vitin 2022, kompania Insight Productions nga Toronto kishte tentuar të krijonte “Eurovision Canada”, një version kombëtar të festivalit ku artistët do të përfaqësonin provincat dhe territoret kanadeze. Fituesi do të dërgohej në Evropë, por projekti nuk u realizua për shkak të kostove të larta dhe kompleksitetit të organizimit, sipas Lindsay Cox, drejtoreshës së kompanisë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ekziston mundësia që Kanadaja të zgjedhë përfaqësuesin e saj pa një garë televizive, pasi rregullat e Eurovisionit e lejojnë këtë. Historiani i festivalit, Dean Vuletic, paralajmëron se pjesëmarrja do të kërkojë shpenzime të konsiderueshme dhe angazhim serioz institucional.

Ndërkohë, Eurovision 2026 që do të mbahet në Vjenë, do të sjellë edhe rikthimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë, tri vende që munguan në vitet e fundit. Drejtori i Eurovisionit, Martin Green CBE, deklaroi:

“Është fantastike t’i mirëpresim sërish BNT, TVR dhe TRM në Eurovision. Rikthimi i tyre është dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të këtij festivali dhe e unitetit përmes muzikës.”

Nëse Kanadaja arrin të marrë ftesën, Eurovisioni do të bëhej për herë të parë vërtet transatlantik një hap që do të ndryshonte historinë e festivalit pas 70 vitesh./KultPlus.com

Share This:

Tags: Eurosong 2026
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovisionit me

14 May 2026
Lajme

Sipas Arbër Ismajlit, Raporti i Auditimit për

14 May 2026
Lajme

Homazhe në Ditën e Dëshmorëve në Gjilan

14 May 2026
Lajme

18 minatorë mbeten ende në zgafellë pas

14 May 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë Showbiz

Shqiperia në Eurosong 2026: Alis në provën

10 May 2026

Këngëtari shkodran Alis ka realizuar provën e parë në skenën e madhe të Eurovision

Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë

“Alis mahnit me ‘Nan’ – Balada shqiptare

11 March 2026

Është publikuar zyrtarisht videoklipi i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari Alis do të

Kulturë Muzikë

Eurovisioni 2026 thyen rekord me shitje biletash

15 January 2026

Biletat për Konkursin e Këngës në Eurovision, që këtë vit mbahet në Vjenë, janë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.