Hapet Zyra Sektoriale e Policisë në Karaçevë të Poshtme
Komuna dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e një Zyre Sektoriale të Policisë në Karaçevë të Poshtme.
Për këtë qëllim, në përdorim të Policisë është dhënë ish-objekti i AMF-së, pronë e Komunës. Zyra e re do të pajiset edhe me inventar dhe pajisje të reja teknologjike.

Gjatë vizitës u pa edhe funksionimi i kamerave të sigurisë në Stacionin Policor në Kamenicë, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në komunë.

Ky bashkëpunim synon përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.



