Friday 2 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Përfundon protesta në Prishtinë, në Qeveri dërgohen pakot me projektligjin për Specialen

Shkruan: Jalldëze Mustafa, artiste: – KOLONIA NDËRKOMBËTARE “TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË”

Kryetari Salihu ka mirëpritur fillimin e punës së gjyqtarit Armend Ahmeti

Kryetari Haliti priti zv.drejtorin e KEDS-it, Avni Alidemaj dhe morrën pjesë në përurimin e trafos

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit të Ri Akademik 2026/2027

10 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor, Maqedonia e para në rajon për numrin e

UKZ merr rol udhëheqës në projektin evropian SMART-XFER

SHKOLLA “ZENEL HAJDINI” NË GJILAN ORGANIZON LIGJËRATË PËR “NDIHMËN E PARË”

EKSKLUZIVE: QEVERIA MIRATON SHPRONËSIMIN PËR AUTOSTRADËN PRISHTINË-GJILAN-DHEU I BARDHË, SEGMENTI BANULLË-BRESALC

 Gjysmëmaratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – një organizim unik në nderim të heroit
Sport

Gjysmëmaratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – një organizim unik në nderim të heroit

14 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

Në Gjilan është mbajtur gjysmë maratona ‘Gjilani 2022’, e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, aktivitet ky i mbështetur nga Komuna e Gjilanit, Federata e Atletikës e Kosovës, familja dhe donatorët. Në ceremoninë zyrtare i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili e ka përshëndetur këtë aktivitet sportiv.

Për ne është gjithmonë kënaqësi e veçantë që të përkrahim sportin, në këtë rast edhe organizimin e kësaj gjysmë maratone, që është një prej organizimeve të rralla në qytetin tonë, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai është shprehur i bindur se në këtë gjysmë maratonë do të ketë shumë garues, ndërkohë që nuk e ka fshehur dëshirën që edhe vetë të vraponte, sikur shtegu të ishte më i shkurtër.

‘Me qejf kisha marrë pjesë edhe unë në këtë vrapim, por me gjasë është shteg më i gjatë se sa që mundem me përballua, por po shpresoj se ka me pas shumë pjesëmarrës në këtë garë që mbahet në nderim të heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, por edhe për shkak se është një organizim unik”, ka thënë kryetari Hyseni, në konferencën për media me rastin e hapjes së gjysmë maratonës.

Kryetari Hyseni premtoi se përkrahjen e Komunës në organizime të tilla do ta ketë secili dhe secila që është aktiv dhe është i gatshëm të bëjë aktivitete të tilla

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani tha se shpreson që kjo garë të bëhet tradicionale dhe të jetë sa më madhështore, me pjesëmarrje nga gjithë Ballkani dhe më tutje.

Mesazhet e tyre për garën i kanë përcjellje edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, përfaqësuesi i FSK-së, nënkryetari i Federatës së Sportit Universitar, Flamur Hyseni si dhe përfaqësuesi i familjes, Muhamet Ajrullahu.

Në emër të organizatorit, profesori Afrim Selimi ka thënë se gjysmë maratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ nis nga shtatorja e heroit në Gjilan dhe përshkon rrugën deri në Zhegër, vendlindjen e Agimit dhe anasjelltas.

Pjesëmarrësit do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare. Ata do të vijnë në Gjilan për të nderuar veprën e Agim Ramadanit, në gjysmë maratonën që zhvillohet të dielën nga ora 11:00.

Gara do të organizohet në dy kategori, për meshkuj dhe femra, në 5 disiplina sportive.

Share This:

Tags: Alban Hyseni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Shpallje

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

2 October 2026
Lajme

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

2 October 2026
Futboll

Garë e fortë për vendin e parë,

2 October 2026
Lajme

Përfundon protesta në Prishtinë, në Qeveri dërgohen

1 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Alban Hyseni: Parku Industrial do të

13 July 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka zhvilluar

Lajme

Kryetari Alban Hyseni: Kompleksi i banimit të

18 June 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Planifikim

Lajme

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër

10 June 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me ministren

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.