Saturday 12 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Louis van Gaal triumfoi: përballoi dhe mposhti kancerin e prostatës

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari ua ndërpren fjalën deputetëve

Diplomojnë 279 kadetë të Policisë, Bislimi: Uniforma shpreh atdhedashurinë

Bitcoin thyen rekord të ri, pse po rriten kaq shumë kriptovalutat?

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe

 Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur prizrenas, FFK me telegram ngushëllimi
Sport

Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur prizrenas, FFK me telegram ngushëllimi

14 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare ish-futbollisti i njohur kosovar, Sokol Hadri. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, nëpërmjet një telegrami drejtuar familjes Hadri. Sokoli ka qenë pjesë e gjeneratës së futbollistëve që ndihmuan futbollin kosovar të bëjë hov në vitet e 70-ta e 80-ta në futbollin e ish-Jugosllavisë. Ai luajti me plotë sukses për Lirinë e Prizrenit, Buduqnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën.

Më poshtë telegrami i ngushëllimi për familjen Hadri nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi:

E nderuara Familje Hadri!

Me pikëllim të thellë e zemërthyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Sokol Hadri, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Sokolin e thërrisnim Legjendë, sepse ishte dhe do të mbetet përherë i tillë.

Kontributi i tij për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.

Si një mbrojtës korpulent, Sokoli u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër.

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën.

Me paraqitjet e tij la gjurmë në futbollin e Kosovës, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj prizrenas dhe jo vetëm.

Sokoli edhe pas përfundimit të karrierës nuk iu nda asnjëherë futbollit, teksa për një periudhë ishte edhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku me përvojën dhe dashurinë e tij për futbollin nxiti zhvillimin e talenteve të kësaj treve.

Sokol Hadri u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive. Ai, ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë që kishte Kosova. Familja humbi kryefamiljarin dhe njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit mbeti pa njërin ndër personalitetet më të shquara, të cilin përherë do ta kujtojë me pietet dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Lamtumirë Legjendë!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Share This:

Tags: sokol HAdri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i

12 July 2025
Lajme

Louis van Gaal triumfoi: përballoi dhe mposhti

12 July 2025
Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për

12 July 2025
Futboll

Liverpooli lëshon deklaratën prekëse teksa konfirmon pensionimin

12 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.