Monday 11 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiperia në Eurosong 2026: Alis në provën e parë në skenën e Eurovisionit, merr komente

Labinot Skoverqani zgjedhet kryetar i Aleancës në Kamenicë

Në Viti u përkujtua dëshmori Safet Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës që mban

Zekirija Ramadani pas titullit: “Sukses i përbashkët, meritë e lojtarëve dhe klubit”

Gjilani apel për tatimin në pronë: Pagesat me kohë, kyçe për zhvillimin e komunës

FIFA ndez spektaklin e Botërorit: Katy Perry kryeson super-shfaqjen para ndeshjes hapëse

Rikthehet lëvizja normale në kufi me Maqedoninë e Veriut, zgjidhet problemi në sistem

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për Kryeministër, Osmani bartëse e listës dhe kandidate për Presidente!

 Gjilan: U nda nga jeta Prof. Ibrahim Shabani (1932 – 2025)
Lajme

Gjilan: U nda nga jeta Prof. Ibrahim Shabani (1932 – 2025)

23 December 2025 0 Comment 5 min read

AA

Dedikim nga Xhevdet Kalaba:

Profesor, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
(Ceremonia Mortore: sot më 23 dhjetor 2025 – ora 14 ( me iqindi – Varrimi;) – Mbledhje komemorative në sallën e Shkollës së Muzikën të Gjilanit – nesër (24 dhjetor 2025) nga ora 11:00.

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Ibrahim Shabanit, një personalitet i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare, i cili la gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e brezave.


Familja Shabani mbeti pa prindin dhe kujdestarin e devotshëm, por kujtesës dhe arkivit të Gjilanit dhe Anamoravës ia skaliti emrin e një personaliteti – model të qytetarisë dhe atdhedashurisë – atë të Prof. Ibrahim Shabanit.


I lindur më 1932 në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit, në një familje të njohur për përkushtimin ndaj dijes dhe atdhedashurisë, Prof. Shabani që në moshë të re ndoqi rrugën e dijes me vendosmërisë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje dhe gjimnazit në Prizren, ai kreu studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Beogradit në Degën e Albanologjisë.


Jeta e tij nuk ishte pa sfida, por një vendim i drejtorisë së arsimit, që i mundësoi të vazhdojë shkollimin, i ndryshoi fatin duke e shpërblyer me një jetë plot suksese dhe kontribute të vyera.

Që nga viti 1953 filloi punën si mësues i gjuhës shqipe, duke dhënë mësim në disa shkolla të rajonit të Gjilanit dhe më pas si drejtor i Bibliotekës së qytetit, ku shërbeu si një shtyllë e rëndësishme kulturore.

Në vitet 1963 – 1969 dha mësim në shkollën normale “Skënderbeu” në Gjilan, duke nxjerrë gjashtë gjenerata maturantësh, që më vonë u bënë tulla ndërtimi të shtetësisë së Kosovës.

Si drejtues i Bibliotekës Amë, ai e bëri atë një qendër kulturore me rëndësi të veçantë, duke siguruar lidhje të vazhdueshme me botimet nga Kosova dhe Shqipëria dhe duke organizuar panaire libri që ngjallën pasion për leximin në qytet.

Ai ishte ndër themeluesit e Teatrit Gjysmëprofesionist të Gjilanit dhe një zë i guximshëm që mbrojti me përkushtim arsimin dhe kulturën shqipe.


I përjashtuar nga puna në vitet e fundit të jetës së tij profesionale për qëndrimet e tij të sinqerta dhe të palëkundura, Prof. Shabani nuk humbi asnjëherë besimin në idealet e tij dhe mbeti një model i integritetit, guximit qytetar dhe dashurisë për atdheun.

Ai do të kujtohet nga brezat si mësuesi i ndershëm, intelektuali i përkushtuar dhe njeriu që nuk bëri kompromis me parimet e tij, si dhe si një udhëheqës kulturor i cili punoi pa u lodhur për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë kombëtare.

Profesor Ibrahim Shabani la pas vete dy vajza e tre djem si dhe nipa a mbesa, për të cilët shpreh ngushëllime të pafundme.

Lamtumirë, Prof. Ibrahim Shabani! Kujtimet dhe veprat tuaja do të mbeten një dritë e pashuar për të gjithë ne.

Dedikim nga: Xhevdet Kallaba

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

PAKETA FINALE MKRS – Ngritja e Kapaciteteve

11 May 2026
Uncategorised

Gonxhe Halimi nga Gjilani – studente e

11 May 2026
Sport

Shkruan: Ismajl Veliu – Gjenerata e Artë

10 May 2026
Sport

Luan Krasniqi falënderon fansat për urimet në

10 May 2026
RELATED Stories for you
Uncategorised

Gonxhe Halimi nga Gjilani – studente e

11 May 2026

Të diplomosh jashtë vendit nuk është vetëm arritje personale, por edhe krenari kombëtare. Të

Lajme

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni takoi shefin e

8 May 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim shefin e Misionit

Lajme

Haziri: LDK e bashkuar rikthen besën dhe

7 May 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan po mobilizohet për zgjedhjet e ardhshme, ka deklaruar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.