GJILAN / MBAHET “ANAMORAVA ECONOMIC FORUM” MË 8 TETOR
OEK dhe UKZ bashkojnë biznesin, akademinë dhe diasporën për zhvillimin e rajonit
GJILAN, 5 Tetor 2026 – Rajoni i Anamoravës po ofron mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime dhe bashkëpunim.
Për t’i sjellë këto mundësi më afër biznesit dhe investitorëve, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizojnë “Anamorava Economic Forum”.

Forumi do të mbahet më 8 Tetor 2026 në Vali Ranch Resort & Congress Center duke filluar nga ora 10:00.
Ngjarja organizohet me mbështetjen e Caritas Zvicër, dhe synon të bashkojë në një platformë të vetme institucionet, akademinë, biznesin, investitorët dhe diasporën.

Çfarë do të ofrohet në forum
1. PREZANTIME
Universiteti “Kadri Zeka” do të sjellë ekspertizën akademike përmes profesorëve të tij. Ata do të flasin për potencialin e rajonit të Anamoravës për investime, mundësitë zhvillimore dhe sektorët me potencial ekonomik.
Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik të komunave të Anamoravës do të prezantojnë mundësitë, projektet dhe potencialet konkrete që rajoni ofron për bizneset dhe investitorët.
2. PANELE DISKUTIMI
Diskutime profesionale mbi zhvillimin ekonomik, investimet dhe mundësitë për bashkëpunim.
3. TAKIME B2B
Mundësi për takime të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve, investitorëve dhe partnerëve potencialë.
4. NETWORKING
Krijimi i kontakteve të reja dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata.

Thirrje për pjesëmarrje
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit:
“Ejani të takoni bizneset lokale, përfaqësuesit institucionalë, akademinë dhe partnerët potencialë. Zbuloni mundësitë. Krijoni kontakte. Eksploroni investimet. Ndërtoni partneritete.”
Qëllimi i forumit është të lidhë potencialin ekonomik të Anamoravës me mundësitë, kapitalin dhe përvojën e biznesit vendor dhe të diasporës.
