GJILAN / DEPUTETI ARBEN MUSTAFA: “KOHA PËR VEPRIM, PËRGJEGJËSI DHE REZULTATE”
Urime profesoreshës Justina Pula për zgjedhjen Presidente
GJILAN, 5 Tetor 2026 – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, Arben Mustafa nga PDK, ka uruar zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mustafa tha se me zgjedhjen e re, Kosova tani i ka institucionet e kompletuara.

“Tani duhet punë dhe llogaridhënie”
Deputeti gjilanas theksoi se prioritet i institucioneve të reja duhet të jetë drejtësia dhe zëri i qytetarëve.
“Urime profesoreshe e nderuar, Justina Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Kosova tani i ka institucionet, të cilat që nga sot duhet të fillojnë betejën për drejtësi për çlirimtarët dhe ta çojnë në vend zërin e protestuesve dhe të gjithë qytetarëve që nuk u ndalën asnjë ditë”, shkroi ai.
Mustafa gjithashtu iu referua votimit të bërë pak para mesnatës për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Tani duhet punë dhe llogaridhënie për zbatimin e ligjit të ndryshuar për Dhomat e Specializuara, por edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, tha deputeti i PDK-së.
Në fund ai bëri thirrje për veprim konkret.
“Është koha për veprim, përgjegjësi dhe rezultate”, përfundoi Arben Mustafa.
