GJILAN / ANROPOLOGEN AMERIKANE JANET REINECK VIZITON ANSAMBLIN “GJILANI”
JANET REINECK: “Kënaqësi të veçantë që një studiuese e traditës shqiptare pa punën tonë nga afër”
GJILAN, 5 Tetor 2026 – Ansamblin “Gjilani” e vizitoi sonte antropologja amerikane Janet Reineck.
Gjatë qëndrimit të saj, Reineck ndoqi nga afër një pjesë të programit të ansamblit, duke parë vallet, veshjet tradicionale dhe punën e përditshme që bëhet në këtë institucion kulturor gjilanas.

Vlerësim për ruajtjen e folklorit
Nga Ansambli “Gjilani” theksuan se ishte një kënaqësi e veçantë për ta që një studiuese me përvojë të gjatë në traditën shqiptare të shihte nga afër përkushtimin e tyre.
“Për ne ishte një kënaqësi e veçantë që një studiuese me përvojë dhe njohje të gjatë të traditës shqiptare të shihte nga afër punën tonë dhe përkushtimin që kemi në ruajtjen dhe përcjelljen e folklorit ndër breza”, thuhet në njoftimin e Ansamblit.
Ansamblit “Gjilani” njoftoi se në ditët në vazhdim do të publikohen në YouTube xhirimet nga vizita, si dhe një intervistë me Janet Reineck, ku antropologia amerikane do të ndajë edhe përshtypjet e saj nga kjo vizitë.
Në anën tjetër Janet ka vlerësuar lart punën e artistëve të këngëtarë, interpretues skenik e vallëtarë të të gjitha moshave që përbëjnë ansamblin “Gjilani”.
“Çfarë kënaqësie të vizitoja provat e Ansambli Gjilani “Gjilani” nga qyteti i Gjilanit! Valltarë të mrekullueshëm, të rinj e të moshuar, muzikantë të shkëlqyer dhe çaste fantastike së bashku!”, ka shkruar ajo nw profilin e saj.
Vizita e antropologes Reineck vjen në kuadër të interesimit të saj të vazhdueshëm për kulturën dhe folklorin shqiptar.
