Bosnja mposht Poloninë me penallti, Franca fiton me përmbysje ndaj Belgjikës
U zhvilluan 7 ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve. Ja të gjitha rezultatet dhe momentet kryesore:
GRUPI A
Francë – Belgjikë 4:1
Belgjika shokoi në “Stade de France” me golin e Dodi Lukebakio në minutën 35′. Franca dominoi por u desh të priste deri në fund.
Përmbysjen e sollën lojtarët nga banka: Désiré Doué 77′, Rayan Cherki 81′, dhe dy herë Michael Olise 88′, 90+1′ për fitoren 4:1.
Itali – Turqi 3:1
Gianluca Scamacca 26′ kaloi italianët në epërsi. Turqit barazuan me Aral Şimşir 61′, por gëzimi zgjati vetëm 3 minuta. Riccardo Calafiori 64′ dhe Pio Esposito 87′, të dy të hyrë nga banka, vulosën fitoren 3:1 për Italinë në Bolonja.

GRUPI B
Irlanda e Veriut – Gjeorgji 0:0
Ndeshje pa gola në Belfast. Irlanda e Veriut pati penallti, por Isaac Price nuk arriti ta mposht portierin Giorgi Mamardašvili.
Ukrainë – Hungari 1:2
Hungarezët kaluan në epërsi me Milán Tóth 52′. Ukraina barazoi me Roman Yaremchuk 83′, por vetëm 2 minuta më vonë Márk Csinger 85′ i dha 3 pikët Hungarisë.
GRUPI B
Bosnjë dhe Hercegovinë – Poloni 1:0
FITORE E MADHE PËR BIH-NË NË “BILINO POLJE”
Skuadra e Sergej Barbarez vuajti shumë për golin. Në minutën 48’Haris Tabaković shënoi me kokë, por VAR e anuloi për faull. Vendimtare doli minuta 84′ kur Ivan Basic shënoi nga penalltia për 1:0. Ky gol i dha 3 pikë të arta Bosnjës.
Rumani – Suedi 0:1
Viktor Gyokeres 13′ shënoi herët pas asistimit të Sebastian Nanasi. Suedia mbajti epërsinë deri në fund dhe mori 3 pikët në Bukuresht.
GRUPI C
Mali i Zi – Armeni 0:0
Ndeshje pa gola në Podgoricë. Mali i Zi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Stefan Lončar në minutën 86′ pas ndërhyrjes së VAR. Armenët nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike.
