Gjilan: Adnan Syla merr ulësen në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Lista “Guxo”
Adnan Syla është përfaqësuesi i ri i Listës “Guxo” në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke zëvendësuar Naser Arifin, i cili ka kaluar në angazhime të reja në nivel qendror, shkruan TV Gjilani.
Syla, i cili vjen nga sektori i biznesit, me fokus në fushën e gastronomisë, njihet si afarist, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e përfaqësimit politik dhe institucional në nivelin lokal.
Me rastin e angazhimit të tij të ri, Syla shpreh përkushtimin për të kontribuar në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, përmes mandatit që do ta ushtrojë në Kuvendin Komunal.
Ai thekson se vota dhe qëndrimet e tij në kuvend do të orientohen nga interesat e qytetarëve, pa dallime në bindje politike, përkatësi partiake apo ndonjë ndarje tjetër, duke synuar përfaqësim të përgjegjshëm dhe në interes të përgjithshëm.
