Tuesday 13 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA (SHBA), REALIZOJNË USHTRIM TË PËRBASHKËT SIMULUES “VËRSHIMET”

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Parashikimi i motit për të hënën, 12 tetor 2026

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal

Tragjedi në Pogragjë: hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

NPL TREGU SH.A. – Në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj të pandehurit V. R.

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

 Ferati: Presim që përfaqësuesja U17 në hendboll të jetë befasia e Kampionatin Mesdhetar në Greqi
Lajme

Ferati: Presim që përfaqësuesja U17 në hendboll të jetë befasia e Kampionatin Mesdhetar në Greqi

21 February 2023 0 Comment 4 min read

AA

Në prag të grumbullimit të kombëtares U17 në hendboll, Mitat Ferati, përzgjedhës i kësaj kombëtareje ka deklaruar se do të përpiqen që të përgatiten sa më mirë dhe që t’a përfaqësojnë denjësisht Kosovën në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars.

Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë. Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ku do të marrin pjesë ekipe si Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia.

Ferati që ka suksese në Zvicër si trajner, beson se do të bëjnë befasi në ndeshjet që do të zhvillohen në Greqi dhe para kësaj, ai ka thënë se do të përgatiten në Gjakovë.

“Kemi lojtare të talentuara, nëntë lojtare janë nga diaspora, por edhe vajzat e Kosovës kanë talent. Në Argos besojmë se gjenerata e U17 do të bëjë befasinë do të përballemi me kombëtare të forta. E dimë se përballë do të kemi superfuqi të hendbollit si Kroacia, Spanja e shtete të tjera, por ne besojmë në forcën tonë, besojmë në cilësinë tonë, kemi përkrahjen e federatës dhe tri herë jemi grumbulluar, kemi bërë planet dhe programin, andaj besojmë në suksesin e ekipeve tona”, ka thënë Mitat Ferati, selektor i Kosovës në hendboll për grupmoshat U17.

Mitat Ferati, trajner i Kombëtares së Kosovës në Hendboll, U-17 femrat

Ai është i bindur se nuk do të ketë pengesa të natyrës së pjesëmarrjes, ngase deri më tashti gjithçka është sqaruar lidhur me këtë çështje dhe asgjë nuk mund t’a pengojë Kosovën që të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe të hendbollit.

Mitat Ferati, përzgjedhës i Kosovës në hendboll për grupmoshat U17, ka thënë se Kosova ka potencial të mjaftueshëm që në një të ardhme të afërt t’i kthejë namin hendbollit, se lojtaret kanë gjatësinë dhe forcën e duhur për t’u përballur me bashkëmoshataret e tyre nga Evropa, por se edhe në këtë drejtim duhet punuar edhe më tepër me qëllim të arritjes së synimeve.

Ndryshe, Mitat Ferati, që është me prejardhje nga Gjilani, por që tash e 30 vite që jeton dhe punon në Zvicër, ku ka arritur suksese të mëdha në hendboll, shprehet se do të donte që pikërisht në Gjilan hendbollit t’i kthehet nami që e kishte dikur. Deri atëherë, është për keqardhje që në këtë grumbullim nuk ka asnjë lojtare nga Gjilani që është ftuar në përfaqësuese e që dikur ishte krejt ndryshe.

Share This:

Tags: Kosova U-17 femrat Mitat Ferati
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA

12 October 2026
Lajme

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren

12 October 2026
Lajme

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin

12 October 2026
Lajme

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara

12 October 2026
RELATED Stories for you
Sport Sporte tjera

Gjilanasi Mitat Ferati e dërgon Kosovën U-18

3 March 2024

Erdhi nga Zvicra për të udhëhequr Kosovën U-18 e deklaratat e tij u dukën

Sport

Atmosferë e shkëlqyer po mbretëron te Kosova

25 February 2023

Kryetrajneri Mitat Ferati është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin e vajzave. LEXO

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.