Drita e blen përfundimisht Mike Arthurin, nënshkruan kontratë deri në vitin 2030
FC Drita ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të sulmuesit Mike Arthur, duke ushtruar opsionin e blerjes së tij nga klubi ganez United Black Eagles Sporting Club.
Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se futbollisti 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë në Gjilan deri në vitin 2030.
Arthur ishte pjesë e Dritës si i huazuar gjatë sezonit të kaluar, ku regjistroi 590 minuta në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Me këtë marrëveshje, sulmuesi i talentuar do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Kosovës edhe për pesë vitet e ardhshme.
Klubi i ka uruar suksese futbollistit në vazhdimin e aventurës së tij me fanellën bardhekaltër.
