Drejtoria për Zhvillim Ekonomik pjesë e “Anamorava Economic Forum 2026”
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit mori pjesë në “Anamorava Economic Forum 2026”, një ngjarje e rëndësishme ekonomike që bashkoi përfaqësues të institucioneve publike, bizneseve, investitorëve, odave ekonomike dhe përfaqësuesve të diasporës.
Pjesëmarrja në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialeve ekonomike të Komunës së Gjilanit, prezantimin e mundësive për investime dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat.
Gjatë forumit u diskutua për mundësitë e zhvillimit ekonomik të rajonit të Anamoravës, potencialet për investime, përkrahjen e bizneseve, zhvillimin e sektorit privat, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me investitorët vendorë dhe të diasporës.


Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, synon të promovojë Gjilanin si një destinacion të përshtatshëm për investime, të krijojë kontakte të reja me komunitetin e biznesit dhe të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Bashkëpunimi ndërinstitucional, partneriteti me sektorin privat dhe angazhimi i diasporës janë elemente të rëndësishme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të Gjilanit dhe të gjithë rajonit të Anamoravës.

