Thursday 12 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Komuna e Gjilanit nis zbatimin e projekteve nga buxhetimi me pjesëmarrje”

Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në Deçan, reagojnë pas zhvillimeve rreth Vjosa Osmanit

“Alis mahnit me ‘Nan’ – Balada shqiptare që pritet të ndezë Eurovision 2026”

Hat-trick i Valverdes, Real Madridi “shokon” Manchester Cityn 3-0

Pensionohet pas shumë vitesh shërbimi në Drejtorinë e Bujqësisë, nderohet me mirënjohje Ejup Byqmeti

Shqiptarët e Karakurtit (Ukrainë) ruajnë gjuhën dhe traditat prej më shumë se tre shekujsh

Rritja e cilësisë në shëndetësi, Kadriu viziton QMF “Dheu i Bardhë”

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan uron kolegen Minivere Haziri për pensionimin

 Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në Deçan, reagojnë pas zhvillimeve rreth Vjosa Osmanit
Lajme

Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në Deçan, reagojnë pas zhvillimeve rreth Vjosa Osmanit

12 March 2026 0 Comment 12 min read

AA

Kryetarja e degës së partisë Partia Guxo në Deçan, Rabije Haklaj, ka bërë të ditur se ajo dhe kryesia e degës kanë dhënë dorëheqje kolektive nga të gjitha strukturat e partisë.

Lajmin e ka bërë publik vetë Haklaj përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku thekson se vendimi ka ardhur si pasojë e pakënaqësive të thella lidhur me zhvillimet e fundit politike, veçanërisht qëndrimin ndaj rizgjedhjes së Vjosa Osmani për një mandat të dytë si presidente e Kosovës.

Sipas saj, refuzimi për të mbështetur kandidaturën e Osmanit ka shkaktuar zhgënjim të madh te struktura e partisë në Deçan, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm nga partneri i koalicionit.

Haklaj ka bërë të ditur se dorëheqja është marrë në mënyrë unanime nga kryesia e degës dhe se nga 12 marsi 2026 dega e GUXO në Deçan pushon së funksionuari.

Ajo ka publikuar edhe deklaratën e plotë, ku shpjegon arsyet e këtij vendimi.


Deklarata e plotë

DEKLARATË PUBLIKE
Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të Partisë Guxo

Me përgjegjësi të plotë publike dhe morale, ju njoftoj se unë, Rabije Haklaj, si bashkëthemeluese e atëbotë Lista VJOSA, si koordinatore e Partisë Guxo në Deçan dhe më pas si themeluese e udhëheqëse dalë nga një Kuvend i rregullt dhe demokratik i Degës së Partisë Guxo në komunën tonë që nga 5 maji 2023, së bashku me Kryesinë e Degës dhe në unanimitet të plotë me Kryesinë përmes vendimit që u mor në mbledhjen e mbajtur me dt.8 morrem vendim që të japim dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan.

Që nga themelimi si “Lista Vjosa”, me 5 nëntor të vitit 2020 nga Presidentja znj. Vjosa Osmani dhe ne bashkëpunëtorët e saj politik, e më pas e çërtifikuar si Partia Guxo, ne u bashkuam me shumë përkushtim rreth këtij projekti politik që në thelb dhe në bazament kishte frymën rugoviane dhe orientimin tonë politik si parti e qendrës së djathtë demokratike dhe pro-perëndimore.

Me vullnet të palëkundur e me përkushtim dhe me kontribut të madh si degë e Partisë Guxo në Deçan punuam me sinqeritet dhe ndershmëri për arritjen e fitoreve tona të përbashkëta si koalicion, por edhe për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kur në shkurt të vitit 2021, para qytetarëve të Republikës së Kosovës, si koalicion i përbashkët iu drejtuam qytetarëve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, në atë fushatë zgjedhore bashkërishtë kërkuam mbështetjen e qytetarëve me një zotim të qartë:
Znj. Vjosa Osmani që të jetë Presidente ndërsa z. Albin Kurti Kryeministër.

Po ashtu, para qytetarëve u zotuam se, për të paktën dy mandate, duke qenë se vendi kishte aq shumë nevojë për ndryshime, do të vazhdojmë së bashku me këtë konstelacion politik që dy liderët tanë të mbajnë këto pozicione që nënkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dytë e mbi standardin e vendosur po nga ato zgjedhje se, në dy pozitat drejtuese më të larta të Republikës, të kemi figura që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të gjithë qytetarëve.

Por, ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme.

Duke marrë parasysh se Presidentja znj. Osmani shprehu vullnetin e saj legjitim dhe të garantuar edhe me Kushtetutë se mund të kandidohet edhe për një mandat si Presidente e Republikës, ajo jo vetëm që hasi në kundërshti dhe zero mbështetje nga partneri i koalicionit, por madje madje u tentua edhe të tallej dhe të denigrohej figura e saj, duke i ofruar fillimisht 30 vota, e më pas në tentim për ta rritur edhe më shumë këtë tallje edhe 33 vota.

I gjithë ky plan për ta futur në garë znj. Osmani nuk ishte asgjë tjetër vetëm sa për të mundësuar kuorumin kushtetues për zgjedhjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për President z. Konjufca, dhe jo për ta mbështetur realisht zgjedhjen e saj me votë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, zhgënjimin tonë si degë të Deçanit e thelloi edhe më shumë qëndrimi jo mbështetës i vet Partisë Guxo, parti që dikur vetë Presidentja Osmani, së bashku me ne, e themeloi.

Për më tepër, neve si degë dhe kontribuues që kemi dhënë gjithçka për Partinë Guxo dhe për fitoren e deputetëve tanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, na u mohua e drejta elementare për t’u informuar se cili do të ishte qëndrimi i Partisë sonë, pra pro apo kundër rizgjedhjes së Presidentes znj. Osmani për një mandat të dytë.

Madje u bë edhe shkelje statutare, konkretisht e Nenit 15, pika 2, që rregullon kompetencat e njërit prej organeve më të larta të partisë – Këshillit të Përgjithshëm, i cili qartë specifikon se:
Këshilli i Përgjithshëm merr qëndrime dhe vendime rreth çështjeve me interes nacional të rëndësisë së veçantë.

Dhe pyetja legjitime për Partinë tonë shtrohet:
Cila çështje tjetër mund të ishte më e rëndësishme për interesin nacional sesa zgjedhja e Presidentit/es së Republikës?

Për neve si Guxo e Deçanit përgjigjja është e qartë: asnjë tjetër.

Prandaj, edhe kjo për neve si degë është e pafalshme që u lamë në errësirë informative, e ku për këto qëndrime refuzuese u informuam vetëm përmes mediave dhe rrjeteve sociale në ditën D, pra më 5 mars, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne në Partinë Guxo përgjithësisht kemi qenë plotësisht të vetëdijshëm se 7 deputetët e partisë sonë nuk mund ta nominojnë apo ta zgjedhin të vetëm Presidenten znj. Osmani. Por rreshtimi i Partisë sonë si refuzues krah Lëvizjes Vetëvendosje jo vetëm që është i papranueshëm, por për ne është edhe i pafalshëm.

Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë çoi në dorëheqjen time të parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Degës së Partisë Guxo në Deçan, së bashku me Kryesinë dhe anëtarësinë, duke bërë që, që nga sot, më 12 mars 2026, Dega e Partisë Guxo në Komunën e Deçanit të japë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme, si dhe të pushojë çdo funksion dhe mbështetje të mëtejshme për Partinë Guxo.

Përsonalisht, si një rugoviste e përbetuar dhe si një ithtare e madhe e kësaj filozofie politike e rritur në këtë frymë dhe me bindje të mia veç edhe më të fuqizuara përmes studimeve në Prishtinë dhe Vjenë, që nga dita e parë në këtë parti kam dhënë kontribut të pandërprerë për Partinë Guxo, për fitoret e koalicionit tonë të përbashkët “VV-GUXO” e mbi të gjitha për fitoren e njerëzve të Partisë Guxo, me dije, mund, djersë, përkushtim dhe shpenzim, pa kursyer asgjë dhe pa kërkuar kurrë asgjë në këmbim nga partia.

Prandaj është e dhimbshme deri në palcën e shpirtit që gjithë ai vullnet, ai ideal i thellë dhe ai përkushtim për ta rritur me shumë kujdes, thënë shprehimisht si një “fëmijë” çdo ditë Partinë Guxo dhe për ta bërë atë një alternativë të fuqishme politike për qytetarët, të përfundojë në këtë mënyrë…!

Pra, të dashur qytetarë,

Puna, përkushtimi dhe angazhimi im profesional, i Kryesisë dhe i anëtarësisë së deritanishme të Partisë Guxo nuk përfundon sot. Përkundrazi.

Sepse, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fuqishëm, të pathyeshëm dhe të palëkundur në atë që kemi besuar dhe i kemi takuar që nga dita e parë, pra frymës rugoviane, si rugovistë të guximshëm dhe të vendosur, krah Presidentes znj. Vjosa Osmani, kudo që rrugët tona politike do të na çojnë së bashku.

Dhe krejt për fund, shfrytëzoj rastin që të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e deritanishëm me të gjithë tanimë ish-bashkëpartiakët, e veçanërisht për ata që e kanë vlerësuar, njohur dhe respektuar kontributin tim dhe kontributin e Degës së Deçanit për Partinë Guxo.

Ju uroj shëndet dhe suksese kudo që jeni dhe kudo që do të jeni në të ardhmen. Dhe, pavarësisht ndarjes së rrugëve tona politike, uroj që kurrë të mos na ndajë puna dhe ideali për qytetarët dhe për Republikën tonë si më të shtrenjtën, mbi të gjitha dhe mbi gjithçka.

Me respekt,
Rabije Haklaj
Kryetare (deri më sot) e Partisë Guxo
Dega në Deçan

Share This:

Tags: Decan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“Komuna e Gjilanit nis zbatimin e projekteve

12 March 2026
Lajme

Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në

12 March 2026
Arte tjera

“Alis mahnit me ‘Nan’ – Balada shqiptare

11 March 2026
Champions League

Hat-trick i Valverdes, Real Madridi “shokon” Manchester

11 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rrahje masive në një shkollë fillore në

21 July 2023

Një përleshje masive ka ndodhur mes nxënësve të një shkolle fillore në Gjakovë. Një

Lajme

Arrestohen dy gra, dyshohet se rrahën një

2 February 2023

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.