Thursday 10 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes
Lajme

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

11 March 2026 0 Comment 3 min read

AA

Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, në kantonin e Fribourgut, ku si pasojë gjashtë persona mbeten të vdekur.

Dëshmitarët okularë raportojnë se një person i vuri flakën vetes, gjersa video dhe fotografi tregojnë automjetin duke u djegur me intensitet të madh.

Sipas policisë, në këtë tragjedi kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona. Pesë persona të tjerë janë plagosur, raporton 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Në një konferencë për shtyp të martën në mbrëmje, policia konfirmoi se zjarri në autobusin postar ishte vendosur qëllimisht. Megjithatë, rrethanat e sakta janë ende nën hetim. Policia nuk komentoi nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist.

Një video e siguruar nga kjo redaksi tregon skena pak pasi shpërtheu zjarri. Një person shihet duke vrapuar dhe duke bërtitur, ndërsa duket se ka djegie në duar. Në sfond dëgjohen britma dhimbjeje.

Media 20 Minuten ka vendosur të mos e publikojë videon dhe në vend të saj të tregojë vetëm disa pamje (screenshots) nga ajo.

Në video, burri i plagosur dëgjohet duke thënë në shqip:

“Një burrë i vuri flakën vetes. Ai hodhi benzinë mbi vete dhe pastaj e ndezi.”

Më pas burri ulet në tokë. Një kalimtar i afrohet dhe e pyet nëse ka nevojë për ujë. Burri i plagosur pohon se po.

Deri tani, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërkaq disa nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt spitalit.

Sipas policisë, zjarri u vu shpejt nën kontroll.

Ka indikacione se një person i vetëm mund ta ketë shkaktuar zjarrin, por mënyra se si ndodhi saktësisht ende nuk është e qartë. Hetimet për shkakun e zjarrit janë duke vazhduar dhe pritet të zgjasin gjatë gjithë natës. Policia ka hapur edhe një linjë telefonike për informacione: 0800 261 700.

Share This:

Tags: Zvicer
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në

22 July 2026

Një histori frymëzuese suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Austri. Erion Morina ka përfunduar

Lajme

Kompania demanton lajmin për djegien e autobusit

3 January 2026

Kompania e transportit “Arditi Torus” ka demantuar lajmin që një autobus i kësaj kompanie

Lajme

Qindra të plagosur nga zjarri gjatë festimeve

1 January 2026

Disa dhjetëra persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një shpërthim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.